Shkrimi nga Jaho Brahaj

Jaho Brahaj: – Ministria e Kulturës e ka goditur pasurine arkeologjike shqiptare, mirëmbajtja në parqet arkeologjike lë për të dëshiruar

Nga: JULIA VRAPI

4 MARS 2022

…”Guidat që shpjegojnë edhe sot e kësaj dite në Butrint nuk janë të azhornuara me studimet shkencore arkeologjike shqiptare, por kanë shpjegime dhe vlerësime që jua paraqesin, jua shpalosin vizitorëve e që janë dhe në kundërshtim  me studimet shkencore arkeologjike shqiptare”.

Vlerat arkeologjike të Shqipërisë janë në vëmendjen e specialistëve të fushës, studiuesve, por për ata nga institucionet në trashëgiminë kulturore nuk po bëhet sa duhet për mbrojtjen dhe promovimin. Ndërsa nga Ministria e Kulturës publikohen herë pas here shifra për numrin vizitorëve në parqet arkeologjike, probleme të ndryshme janë në fushën e arkeologjisë.

Studiuesi Jaho Brahaj shprehet me kritika për rolin e Ministrisë së Kulturës në fushën e arkeologjisë. Ai thotë se ka gudia (shpjegues) në parqe arkeologjike, që janë në kundërshtim dhe me studimet shkencore shqiptare.

“Ministria e Kulturës atë që quhet pasuri arkeologjike shqiptare, përkundrazi e ka goditur duke i dhënë Butrintin një shoqate të huaj. Guidat që shpjegojnë edhe sot e kësaj dite në Butrint nuk janë të azhornuara me studimet shkencore arkeologjike shqiptare, por kanë shpjegime dhe vlerësime që jua paraqesin, jua shpalosin vizitorëve e që janë dhe në kundërshtim  me studimet shkencore arkeologjike shqiptare”.

Kjo eshte fatkeqesi dhe shfaq hapur tjetersim te Historise se lashte te truallit tone

Shqipëria ka një sërë parqesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj. Prej tyre, parkur kombëtar i Butrintit është përfshirë në listën e trashëgimisë botërore në UNESCO. Në reagimi e tij me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës, që merret me parqet arkeologjike në vend studiuesi Jaho Brahaj thotë se duhet treguar më shumë kujdes dhe për mirëmbajtjen e objekteve.

Këtë ai e lidh dhe me faktin, që nuk ka sa duhet dhe restauratorë për punën në parqet arkeologjike. “Mirëmbajtja është për të dëshiruar në parqet tona arkeologjike, sepse restauratorët nuk kanë mundësi me fondet qe ju akordohen.

Nuk kemi dhe restauratorë aq sa do kjo pasuri arkeologjike në vendin tonë, që gjendet në parqet arkeologjike.

Muzetë të varfër me objekte

Në vendin tonë ka dhe disa muze e pavione arkeologjikë, por studiuesi Jaho Brahaj e sheh me shqetësim pasurimin e tyre me objekte.

Sipas tij muzetë i kemi të varfër. “Unë kam parë muzeun në Butrint, kam qenë në Amantia, etj. Por muzetë arkeologjikë në vend i kemi shumë të varfër. Ne jemi një vend me një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike dhe kemi një përqindje jashtëzakonisht të vogël të këtyre objekteve të ekspozuara po I krahasijme me pasurineqe ruhet “I panjohur” ne fonde. Kemi një raport jo të mirë kur është fjala për objekte që janë zbuluara në qendra arkeologjike ilire si p.sh ne Apoloni, Durres, Butrint e ne disa pavione museumesh ne rrethe. Ato, artefaktet arkeologjike ilire  janë pak të ekspozuara, kur ato duhet të zinin vendin kryesor në muzeumet tona”, shprehet studiuesi Brahaj, duke shtuar që kjo pa mohuar edhe kulturat e tjera që kanë qene te pranishme në vendin tonë dhe ruajmë relike ose artefakte arkeologjike. Reagimi i studiuesit Jaho Brahaj në lidhje me problemet me parqet arkeologjike në vendin tonë vjen në vijim dhe të specialistëve dhe profesorëve të tjerë të fushës së trashëgimisë kulturore, si Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, etj.

Autori Jaho Brahaj, specialist i trashegimise, eshtei pranishëm prej disa dekadash në studimet shqiptare në fushën e gjurmimeve të heraldikës shqiptare dhe të etnokulturës, në gazeta, në revista dhe në tubime shkencore kombëtare e ndërkombëtare, është autor i disa veprave monografike. Është gjithashtu fitues i çmimit për librin shkencor-historik të dhënë nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kulturës, në vitin 1997, për botimet historike të periudhës 1992-1997.

Gazeta Sot