Ja edhe ne Tirane – Moda e Re PasKOvid. Shëtitje totalisht i zhveshur tek rruga e Kavajës.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në rrugët e Tiranës.

Një burrë me tatuazhe në trup është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit.

E si fundjave, qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditën në Tiranë janë përballur me veprimin e pazakontë të qytetarit i cili shihet që ka dalë nudo, siç e ka bërë nëna, duke mos i bërë përshtypje që është në ambient publik dhe që mund të ketë edhe fëmijë nën moshë.

Në videon e publikuar nga JOQ , burri ‘po shijon’ rrezet e diellit totalisht i zhveshur duke shëtitur nëpër Tiranë e duke bërë që kokat e të gjithë qytetarëve të kthehen nga ai.

Burri i paidentifikuar është filmuar nga shumë qytetarë, teksa policia nuk është shqetësuar nga prania e tij pasi nuk është ndaluar.