Luciano Boçi shkruan se Edi Rama po kërcënon mësuesit duke i urdhëruar që më 7 Korrik të paraqiten në shkollë dhe të mos marrin pjesë në protestë.

Boçi ka publikuar mesazhin e një mësuesje nga Fieri.

Postimi i Luciano Bocit

Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut.

Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm.

Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.

Ai e di që joshja nuk mjafton.

Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime.

Këtë po bën me mësuesit.

Megjithëse zyrtarisht mesuesit janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik.