Ja çfarë paralajmërojnë studentët për ditën e nesërme. –Protestës në Tiranë i bashkohen edhe studentët e Elbasanit.

05/12/2018

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla rrëzoi kërkesat e studentëve për uljen e tarifës së studimit.

Menjëherë pas kësaj studentët kanë b daj qwndrimit të ministres, duke paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme. Ata mbajnë të njëjtin qëndrim, se nuk do të tërhiqen deri në shfuqizimin e VKM-së.

“Kjo protestë e sotme nuk ka prapavijë politike. Zero politikë. Nuk ka lidhje politika këtu. Nesër në orën 08:00 do të bojkotohet mësimi në çdo universitet dhe do të vijmë sërish këtu. Sot ishim pa plan dhe jemi kaq shumë, nesër do të kemi plan dhe do të jemi edhe më shumë. Derisa Ministria dhe çdo institucion do të plotësojë këto kritere ne do të jemi këtu”, shprehen studentët të  cilët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit.

“Të gjithëve bashkë nuk na mposht as ministrja, as kryeministri”, shprehen më tej

Protestës në Tiranë i bashkohen edhe studentët e Elbasanit’

Paralelisht me studentët e kryeqytetit, janë ngritur në protestë edhe ata të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Protesta te studenteve edhe ne Elbasan.