Ish PD e Bashes nuk merr asnjë votë në një qendër votimi. As vetë komisioneri nuk ka votuar partinë e tij

7 Mars 2022

Në 30 vite, ish Partia Demokratike e Bashes në Shkodër nuk merr qoftë edhe një votë të vetme në një qendër votimi.

Fjala është për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i besoi votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati. Rezulton se as vetë komisioneri i PD-së, nuk ka votuar për partinë e tij.

Për Bashkinë e Shkodrës, gara është më e fortë se në 5-së bashkitë e tjera. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” udhëheq garën me një diferencë prej 1900 votash nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni dhe me mbi 11 000 vota nga kandidati i PD-së, Xhemal Bushati.