Infeksionet mykotike po bëhen rezistent ndaj antibiotikut

Infeksionet e zakonshme mykotike po bëhen të pakurueshme, ndërkohë që vdekshmëria globale po tejkalon atë të malaries apo kancerit të gjirit për shkak të rezistencës së viruseve ndaj ilaçeve.

Hulumtuesit shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universiteti Exeter thonë se si kafshët ashtu edhe njerëzit janë të rrezikuar nga infeksionet mykotike kudo të pranishme.

“Rastet me infeksione mykotike tek njerëzit po shtohen në mënyrë dramatike, ndërkohë që vdekshmëria globale si pasojë e sëmundjeve mykotike ka tejkaluar tashmë atë të malaries ose kancerin e gjirit”, thuhet në raport.

Ndërkohë që problemi për rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve, është raportuar gjerësisht, ku ekspertët e OBSH-së e kanë cilësuar si “apokalipsi i antibiotikëve”, në lidhje me rreziqet e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet mykotike dihet shumë pak deri tani.