Indeksi i Riskut, – Shqipëria e brishtë ndaj fatkeqësive natyrore e njerëzore. –

23 shtator  2019

Indeksi i Riskut INFORM 2018 e nxjerr Shqipërinë në vendin e 123 nga 191 shtete të ekzaminuara, sa i përket vulnerabilitetit ndaj krizave humanitare dhe fatkeqësive natyrore.

Sipas treguesve të këtij studimi, vendi ynë konsiderohet në një nivel të ulët dhe të qëndrueshëm, duke qenë se ne 3 vitet e fundit nuk ka pasur përkeqësime.

Në rajon, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina konsiderohen me nivel më të lartë vulnerabiliteti, sa i përket një sërë treguesish të studiuar fatkeqësive natyrore apo edhe krizave apo konflikteve të parashikuara. Përkatësisht, Serbia me pikësim 3.4 dhe Bosnja e Hercegovina me 3.7.

Shqipëria ka një pikësim prej 2.7, sikurse edhe Maqedonia, por në një nivel më të ulët duket se është Mali i Zi, me 2.5.

Sipas të dhënave, 5 treguesit për të cilët Shqipëria është më e ekspozuar janë: tsunami, tërmetet, çmimet e ushqimeve (në rritje), thatësirës, etj. Ndërsa më pak të ekspozuar janë ndaj: shpeshtësia e thatësirës, ndryshime të shumta që ndikojnë në agrikulturë.

Në botë, shtetet që kanë më tepër nivel vulnerabiliteti janë ato të kontinentit afrikan, Somalia, Sudani, Eritrea. Më pak të ndikuarat janë shtetet europiane.

Indeksi i Riskut INFORM 2018 është një mënyrë për të kuptuar dhe matur rrezikun e krizave humanitare dhe fatkeqësive, si dhe se si kushtet që çojnë drejt tyre ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm.

INFORM dhe organizatat e tjera vazhdojnë të përdorin këto indikatorë për të mbështetur vendimmarrjen në lidhje me parandalimin, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj krizave dhe fatkeqësive.

katastrofa natyrore-

o.j. /dita