Moti: – Bllokim rruge nga shirat ne Lezhe.

23/09/2019 – 16:49.

Reshjet e shiut që ranë për disa minuta në Lezhë kanë përmbytur disa lagje të qytetit duke bllokuar transportin e automjeteve.

Lagjet ‘’Besëlidhja’’ dhe ‘’11 janari’’ janë mbuluar nga uji duke bërë që disa makina të bllokohen.

Pas tërmeteve të fuqishme, që u regjistruan para dy ditësh në territorin shqiptar, sot u rikthyen reshjet e shiut, të cilat në disa zona të vendit ranë me intensitet të lartë.

Gazeta Sot