Dua Lipa

4 Gusht 2022

Sot mbahet në Prishtinë koncerti i shumëpritur ‘Sunny Hill Festival’. Ylli botëror i muzikës, Dula Lipa prej ditës së djeshme ndodhet në Prishtinë, ndërsa performoi në natën hapëse të festivalit Sot ajo mbajti një konferencë për mediat, e shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa, si edhe nga kryetari i Bashkisë Prishtinë, Përparim Rama të cilin e falënderuan për mbështetjen.

“Ju falënderoj për përkrahjen e juaj, pa të cilën nuk do mund ta organizonim gjithë këtë festival. E falënderoj Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e gjithëve që keni ardhur këtu. Siç e dimë në të gjithë botën e patëm një ndalesë të madhe, atë të COVID-19, por pas dy viteve tani po organizojmë festivalin më të madh në rajon, organizojmë festival në vendin ku e gjithë bota nuk e pret. Organizojmë në një vend që ka pasur trazira të shumta dhe vazhdon me pas trazira të tilla. Me vite me dekada e gjenerata, na kanë përcjellur probleme pak me fajin e fqinjëve, pak me fajin tonë por ne po ia dalim që të mbështetemi në gjërat pozitive”, tha Dukagjin Lipa.

Dua Lipa tha se ka përgatitur një performacë speciale mbrëmjen e sotme dhe shpreson që të pëlqehet. Ajo tha se ndjehet shumë krenare që do të performojë në vendlindjen e saj.“Faleminderit për suportin, për ndihmën dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë që ne ta bëjmë një festival të tillë. Ndihem shumë krenare që jam këtu, që kam mundësi me e sjell performancën. Kemi me u kënaq shumë sonte. Faleminderit shumë, po ndihem shumë mirë që në shtëpinë dhe vendin time me e bë një gjë të tillë”, tha Dua.

Në fund Dua Lipa kishte edhe një mesazh për të rinjtë, e cila i inkuraoji ata që të punojmë shumë për ëndrrat e tyre, pasi sado që të mëdha ët jenë ato, vetëm me shumë punë mund të realizohen.Dua që të them se sado që të jetë e madhe ëndrra e juaj, ju mund të realizoni atë në qoftë se përkushtoheni për të. E besoj fuqishëm këtë. Mendoj që mundësitë tona mund të arrihen në të gjithë botën. Dhe shpresoj që së shpejti të kemi edhe liberalizimin e vizave që të vazhdojmë edhe më tutje në Evropë. Vazhdoni të ëndërroni, gjithçka është e mundur, unë jam këtu të ju mbështes në çfarëdo forme”.

Për herë të parë ‘Sunny Hill Festival’ do të mabahet edhe në Tiranë, ku do të organizohet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

Gazeta Shqiptarja.com