Gjirokastër, LSI-PD rrëmbejnë drejtim e këshillit bashkiak PS-së . Lufta e ashpër politike mes pozitës dhe opozitës në këshillin bashkiak të Gjirokastrës është shoqëruar me largime dhe shkarkime.

Arena e luftës politike gjatë javës së fundit u shdrruan dy mbledhje të njëpasnjëshme të këshilli bashkiak.

Shërri nisi në fund të mbledhjes së parafundit kur dy këshilltarë, u larguan nga grupi i LSI-së dhe kaluar tek PS.

Nënkryetari i këshillit  i LSI-së Ardian Hyska dhe Selaudin Mosho pjestar i grupit të LSI-së depozituan kalimin me PS-n

Në mbledhje e sotme u deklarua largimi i tretë nga radhët e LSI-së për tu bashkuar me grupin e PS. Këshilltari i LSI-së është larguar Arben Rexhën është deklaruar sot se i është bashkuar grupit të këshilltarëve të PS-së.

Me gjithë largimin e tre antarëve, grupi i PS nuk mundi të krijojë maxhorancë në këshillin me 31 antarë.

Grupet e LSI-së,  PD-së dhe satelitët e vegjël duke ruajtur maxhorancën me 16 antarë, kaluan menjëherë në “sulm”. Ata kërkuan shkarkimin e tre drejtuesve të këshillit bashkiak, kryetarit dhe dy nënkryetarëve.

Pasi këshilltarët e PD dhe të LSI kërkuan shkakimin e drejtuesve të këshillit, antarët socialist lanë sallëm e mbledhjes.

Pjesa e mbetur e këshillit bashkiak vazhdoi mbledhjen nën drejtimin e Thoma Andreas, këshilltarit më të vjetër.

Pas votimit, me shumicë votash, u shkakuan kryetari i këshillit Roland Karali dhe dy nënkryetarët Merita Isaraj dhe Ardian Hyska.

Pas bashkimit të votive të LSI-PD, në krye të këshillit bashkiak me shumicë votash u zgjodh ishprefektja Mimoza Çomo e PD. Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Mirela Mamani e LSI-së dhe Gramoz Braho i PEISH.

Të sapozgjedhurit M.Çomo, M.Mamani e G.Braho, zurën vendet drejtuese dhe vijuan mbledhjen sipas rendit të ditës.

Zhvillimet e vrullshme në gjirin e këshillit bashkiak të Gjirokastrës paralajmërojnë ashpërsimin e luftës politike.

Pas lagimit të Arben Rexhës te PS, grupi i këshlltarëve të saj shkon në 15 antarë të këtij këshilli me 31 gjithësejt.

Ndërkaq PD-LSI kanë shumicën me 16 këshilltarë, por një shumicë e brishtë pasi PS nuk parashikohet të ndalet në “blerje”.

Lëvizjet më të fundit në këshill, LSI-PD i kanë cilësuar si: “të pamoralshme, nën presion dhe për përfitime personale.