21 Janar 2024

Bashkia Fushë-Arrëz dje (20 Janar) ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores. Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

Gjendje të rëndë në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Disa njësi administrative dhe disa fshatra janë të izoluar, rrugët janë të bllokuara nga dëbora, ndërsa zona të tëra janë pa energji elektrike. Në një prononcim për Top Channel, kryebashkiaku Hil Curri, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish.

Përmes një video-mesazhi, nënkryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa reshjet e borës kanë arritur deri mbi një metër lartësi dhe zona ka thuajse dy ditë pa energji elektrike.

Sipas Qafës, pavarësisht se janë marrë masa dhe po bëhet maksimumi, situata është tepër e vështirë për shkak të motit të keq.

“Jemi në aksin Fushë Arrëz e Madhe, jemi në një situatë alarmante. Bashkia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme sepse reshjet e borës janë deri mbi një metër lartësi dhe kemi thuajse dy ditë pa energji elektrike. Po presim të riparohet por vështirë. Me mjetet që ka në dispozicion bashkia po përpiqemi të bëjmë maksimumin, por është shumë e vështirë sepse kemi nevojë për mjete më të mëdha dhe më të mira. Të shpresojmë për më mirë.

Përpos reshjeve të dëborës kemi edhe erëra të forta që po fryjnë nga veriu kryesisht, kemi makina të bllokuara për disa kilometra këtu”- shprehet Qafa.

Top Channel