21 Janar 2024

Borëpastruesja e firmës “Salillari”, e cila u nis sot për të pastruar rrugën, ka rrëshkitur dhe është përmbysur. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga rrëshqitja e borëpastrueses.

Ish-deputeti i PD-së Lefter Maliqi, në një postim në Facebook shkruan se borëpastruesja e oligarkut Salillari u pëmbys në rrugën me 5 cm borë.

Ai shton më tej se Salillarit nuk i del Qarku Berat, Jugu e Tirana, por do tendera dhe në Veri pasi i’a ka errur paraja sytë.

“Borëpastrueset e ish faturinos, Oligarkut Salillari përmbysen rrugëve me 5 cm borë!

Kështu është kur je i pangopur, mosmirënjohes dhe abuzues me pronat dhe taksat e qytetarëve! Nuk i del Qarku Berat, Jugu e Tirana, por do tendera dhe në Veri. I ka errur paraja sytë, mendon se do i marr me vete!

Jemi vend i çudirave; ish fatorinoja miliardier i pangopur, kurse profesorët, mjekët, doktorët e shkencave, filozofet etj., me 5-6 diploma brenda e jashtë vendit, mezi mbajnë familjet e tyre!

Nuk thotë kot Populli: “Paraja hedh ujin përpjetë, por ndonjëherë nuk i ha as qeni!”– shkruan Maliqi.

Nga OraNews