Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Tiranës dhe i Kombëtares. –

05/07/2018,

Mëngjesin e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë një nga legjendat e futbollit shqiptar dhe ekipit kombëtar, Skënder Hyka.

Hyka u lind në vitin 1944 dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit. Ishte pjestar i ekipit kampion te Tiranes kur kete ekip e drejtonte legjenda e futbollit shqiptar Myslym Alla.

 

Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, në një ndeshje ndërkombëtare.

Prej vitit 2009 ka qenë kreu i Komisionit të Konkurrencës, ndërsa ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.