CERJANI, Peshkopi -NJE FSHAT I BRAKTISUR DHE I RRENUAR NGA MIGRIMI. –
-Cerjani eshte nje nga kater fshatrat e zones se Belloves qe shtrihet ne VL te qytetit te Peshkopise, rreth 7 km larg tij.Ai eshte fshati me I larget I zones nga qyteti,fshat kufitar. Ai ndodhet ne lartesine 1240 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne nje pllaje trekendeshe ne mes dy perrenjve,ne rreze te vargmaleve te Korabit, Siper fshatit shtrihet brezi I pyjeve me dru ahu e pishe dhe siper ketij brezi shtrihen kullotat alpine ne nje terren te thyer malor deri ne maje te maleve ne lartesi 2100 mbi nivelin e detit dhe gryken e Skertecit ku lind cdo mengjes dielli rrezearte.
Te kater fshatrat e zones: Bellova,Cerjani,Rabdishti e Zagradi e kane origjinen e themelimit te tyre qe para mesjetes ,kohes se Skenderbeut, gje qe argumentohet nga gjetjet arkeologjike te zbuluara nga arkeologet ne zonen e Belloves si ene qeramike dhe vegla e shtiza prej hekuri. Kete e deshmojne dhe defteret e regjistrimit te popullsise dhe ai I mbledhjes se taksave ne kohen e pushtimit osman.Keshtu ne defteret e pushtuesve turq te vitit 1467 rezulton qe Cerjani te kete 19 shtepi,Biloja(Bellova) 6 shtepi,Zagradi 4 shtepi dhe Radibodishti (Rabdishti) 9 shtepi.Cerjani figuron si fshati me I madh I zones ne kete kohe.Po sipas deftereve osmane te kesaj periudhe rezulton qe popullsia e kater fshatrave te zones sone,por dhe I gjithe fshatrave te Dibres te ishte I besimit katolik,sepse taksa mbledhesit turq shenonin ne defteret e tyre dhe emrat e fshatareve nga te cilet mblidhnin taksat e tyre ne te holla dhe ne drithra buke dhe ne tershere e elb,emra katolik.


Vetem pas vdekjes se Skenderbeut,nga mesi I shek.xvi, kur sundimi turk u konsilidua ne Arberi dhe turqit ngriten teqe e xhamia, mejtepe per te mesuar turqishten u perhaps muslimanizmi.Banoret e fshatrave e te qyteteve tona te ndodhur nen trysnine dhe shtypjen e shfrytezimin e eger te turqve osmane u detyruan te nderrojne fene ,te kthehen ne muslimane.Per shekujt e sundimit turk ka pak ose fare te dhena per banoret e fshatrave tona.Vetem ne vitin 1903,sipas prof.Kristo Frasherit,kemi nje te dhene te regjistrimit te shtepive ne zonen tone I bere nga Instituti GJeografik I Sofjes.Sipas ketij regjistrimi te ketij viti fshati Bellove ekziston me 50 shtepi,Cerjani me 75 shtepi, Rabdishti me 80 shtepi dhe Zagradi me 35 shtepi.Fshati Rabdisht e Cerjan jane me popullsi me te madhe ne zone.(KR. Frasheriri ,”Historia e Dibres”) Po sipas regjistrimit te vitit 1927,ne kohen e mbretit Zog,Bellova na del si fshati me popullsi me te madhe ne zone.Ne kete fshat banonin 325 banore, ne Cerjan 231 banore, neRabdisht 233 banore dhe ne Zagrad 106 banore.
Ne kete shkrim duhet te shenojme dhe masakrat e shovinisteve serbe ne fshatrat e krahines sone fill pas shpalljes se Pavaresise.Keshtu ne vjeshten e vitit 1913 sebet plackiten shtepite e fshatrave tona,grabiten bagetine,dogjen shtepi e vrane njerez te pafajshem. Dogjen e plackiten me 1913 Cerjanin,plackiten Zagradin,kurse ne Rabdisht dogjen shume shtepi e vrane rreth 70 vete: burra,gra ,pleq e plaka e femije te pafajshem.Ne vjeshten e pare te 1918 serbet kapen,lidhen e pushkatuan 19 djem e burra te rinj cerjanas ne vendin e quajtur Greke ku ekziston edhe sot nje lapidari ne kujtim te ketyre martireve te vrare.Lufta kunder serbeve vazhdoi ne Diber deri ne fund te vitit 1920.Serbet hynin e dilnin ne kufijte tane te 1913 dhe sa here qe hynin ata plackitnin,grabisnin bageti, digjnin shtepi e vrisnin njerez.


Dihet se vendi yne me 1938 kishte rreth 800000 banore.Ishte vendi me I varfer dhe me I shkatruar nga Lufta e II Boterore ne Europe,.Skamja, mjerimi I fshatareve ishin ne kulm .Anafalbetizmi kapte mbi 90%te popullsise.Shume fshatere te zones e sidomos nga fshati Cerjan moren qe ne kohen e Zogut rruget e kurbetit(si sot), shkonin per te punuar e per te mbajtur gjalle me buken e gojes familjet e tyre. Shkonin per pune ne Greqi, Bullgari, por punonin si qiraxhinj dhe ne Prizren e Tetove, ne Tirane e Gostivar.
Megjithese te varfer e analfabete,banoret e zones sone e perkrahen fuqimisht LNCl.Si patriote te vertete rreth 40 te rinj nga fshatrat e zones sone rroken armet per lirine e vendit.Ata u regjistruan ne farmacione te ndryshme te ushtrise NCl dhe luftuan deri ne clirimin e plote te vendit.Vetem nga fsheti Cerjan dolen 12 partizane(djem te rinj) dhe tre prej tyre derdhen gjakun ne altarin e lirise duke u shpallur deshmore te atdheut: si Nesim Kaza,Shemsi Haka dhe Zenel Paci. Pas clirimit ne te gjithe vendin rilindi jeta.Populli me besim e optimizem te pushteti I ri popullor ju pervesh punes per zhdukjen e pasojave te Luftes si dhe per rindertimin e vendit.Puna ziente kudo,ne fshat e qytet.Shume te rinj nga fshatrat e zones sone ju pergjigjen thirrjes se Partise e te pushtetit popullor per ndertimin e veprave te reja sic ishin: ndertimi I hekurudhave te para, hapja e rruges automobilistike Kukes-Peshkopi,ndertimi I hidrocentraleve te para , I kombinatit te tekstileve ne Tirane e te shume veprave te tjera industrial e bonifikuese dhe te rrugeve. Vargjet e kenges: Hajde te punojme
Djerset te kullojne
Se ndertojme Shqiperine e re
u bene moto e jetes e te gjithe te rinjve shqiptare. Krahas punes per rindertimin e ndertimin e vedit dhe sistemimin e mbjelljen e tokes,nje pune te madhe beri pushteti popullor qe ne vitet e para te clirimit ne luften kunder analfabetizmit qe ishte nje plage e rende e shoqerise shqiptare te kohes.Duhesh me shume pune dhe me shume dije e kulture.Qe me 1945 ne te gjithe fshatrat u hapen kurse kunder analfabetizmit.Qe me 1945 u rihap ne Bellove shkolla fillore,kurse ne shtator te 1947 u hapen shkolla te CU ne fshatrat Cerjan,Rabdisht e Zagrad.SI mesues sherbyen shume mesues atdhetare te ardhur nga Eibasani, Korca, Gjirokastra ,etj.Zymtesia e jetes filloj te terrej nga syte e popullit.Fshataret filluan te mbjellin e te shfrytezojne me mire token, te rrisin numrin e blegtorise,te shkollohen,te ndertojne shtepi te reja e te punojne sipas mundesive dhe ne ndermarje te ndryshme shteterore duke perfituar te ardhura dhe zanate e mjeshteri.Krahas permiresimit te jetes ne saje te punesimit te njerezve dhe sherbimeve me te mira shendetsore,arsimore e kulturore filloj te rritej popullsia e fshatrave tona, te krijoheshin familje te reja e te ndertoheshin shtepi te reja.Keshtu ne vitet 1950 Cerjani kishte rreth 56 shtepi me rreth 350 banore.
Rritje e zhvillim ekonomik,social e kulturor paten fshatrat e Belloves pas vitit 1967 kur u krijua koop. bujqesore dhe fshataret e vuajtur ne shekuj bashkuan tokat,mjetet e forcat e punes per ndertimin e jetes se re .Ky zhvillim e perparim u rrit me shume pas elektrifikimit te fshatrave ne shtator te 1970.Autori I ketij shkrimi eshte rreth 70 viteve dhe keto ndryshime sociale,ekonomike,kulturore e historike I ka pare me sy dhe I ke ndjere e perjetuar vet.Jeta kish marre zhvillim e perparim ne shume dimensione.Pervec drites elektrike ne fshat erdhi dhe radio e televizioni qe perhapnin ne shtepite tona arsim e kulture.Qe ne vitet e para te clirimit apo me sakte ne vitet 50 nga fshatrat tona filluan te dalin kuadrot e para si mjek,mesues,oficere,ekonomiste e inxhiniere qe I sherbyen populiit e atdheut atje ku kish me teper nevoje.Ne fshatra u ngriten kopshte e cerdhe, infermieri, furra buke, vatra kulture qe permiresonin e ngazellenin jeten e punen e fshatareve.Qe me 1963 ne qendren e zones ,Bellove, u hap shkolla 8-vjecare “Shemsi Haka” e cila u be detyrueshme per cdo femije nga qeveria.Krahas punes ne prodhim e ndertim,shume fshatare e familje te reja,konform rregullave te urbanistikes dhe me ndihmen e koop.bujqesore ,filluan te ndertojne shtepi te reja.Numri I lindjeve rritej nga dita ne dite dhe keshtu rritej dhe numri I familjeve dhe I popullsise per cdo fshat.Keshtu ne vitin 1979 fshati Bellove kishte 105 fam ilje me 629 banore,fshati Cerjan kishte 94 familje me 654 banore,Rabdishti kishte70 familje me 499 banore dhe Zagradi kishte 41 familje me 262banore.Si zone gjithsejt Bellova kishte 310 familje me 2044 banore.Numrin me te madh te banoreve e kishte fshati Cerjan.Me1984 ky fshat kishte 116 familje me 820 fryme.Kishte shkolle te CU me 4 fuqi mesimore,me 84 nxenes, kurse sot( me 2017) Cerjani ka vetem 15 familje me 112 banore,nje shkolle ne shtepi private me nje fuqi mesimore me 7-8 nxenes nga ki.I ne kl. e V-te.Ritmet e rritjes ne ekonomi e popullsi rriteshin nga viti ne vit se athere levizjet e popullsise ishin te kontrolluara e smund te ikje kund pa leje.60% e popullsise jetonin ne fshat.
Pas permbysjes te sistemit socialist me 1991 ndryshoi komplet pune dhe jeta ne fshat. Me prishjen e koop.bujqesore dhe hapjen e rrugeve per levizje te lira ne vend e jashte tij shume familje e banore te fshatit Cerjan,por dhe te fshatrave te tjere filluan te leviznin,te migronin neper qytete si ne Peshkopi apo Tirane,si dhe te rinjte te leviznin per te gjetur pune jashte vendit si ne Greqi,Itali apo Angli.GJate ketyre 27 vjeteve pluralizem 80% e familjeve cerjanase kane levizur per nje jete me te mire prane qendrave urbane.Rreth 50 familje braktisen shtepite e tyre ne fshat dhe erdhen e u nguliten ne lagjen Llixha te Peshkopise.Thenia e vjeter:”Rente Cerjani te banjat” u be realitet tani ne ditet e sotme,ku kane ngritur street e tyre te reja e te bukura 50 familje cerjanase.30 familje banojne ne lagjet e tjera te Peshkopise dhe disa familje te tjera banojne ne qytetin e Tiranes,ne rrethin e Durresit apo te Lushnjes.Nga migrimi I njerezve dhe ulja e numrit te lindjeve,Cerjani nga fshati me I madh I zones ka mbetur fshati me I vogel nga numri I popullsise.Sot fshati me I madh mbetet fshati Rabdisht.Ai sot ka 530 banore dhe Bellova 324 banore.Edhe nga keto fshatra jane larguar shume familje e njerez,por jo si ne Cerjan ku largimet kane qene masive.Rabdishti eshte shpallur kete vit fshat turistik nder 100 fshatra te SHqiperise dhe se shpejti do I’I vije e mira tek dera si asfalti, turisti I huaj,paraja ,teknologjia e re,etj. Te vjen keq e trishtohesh ne shpirt,kur sheh sot vendlindjen tende te braktisur e te shkatruar totalisht ne shume aspekte.
Dikur para 30 vjetesh Cerjani ishte nje fshat I bukur me rreth 120 shtepi e 820 banore, me shtepi te reja e te bukura plot drite ,te ndertuara prane njera tjetres, me rruge te pastra e te shtruara me kalldrem, me shpirt bujar e mikprites,me objekte social-kulturale e shkolle te mire e mbi te gjitha me nje rini punetore,te kulturuar e dinamike.Sot ai duket I braktisur,I heshtur e I cfilitur se ka pak banore.Te shohesh Cerjanin sot nga Bregu apo nga qielli te duket se ketu ka rene bomba atomike e Kim Jongut,sepse shume shtepi te braktisura ne vite nga njerezit jane shkatruar e rrenuar se shtepite I mban gjalle ne kembe fryma e kujdesi I njeriut.Ata jane shkatruar vetvetiu nder vite nga agjentet atmosferike si shiu,bora ,era ,etj.Mallengjehesh,trishtohesh e perlotesh nga kjo katandisje e vendlindjes.Pas vitit 1990 brenda 2-3 vitesh u shkatruan dhe objektet social-kulturore,shkolla e fshatit dhe stallat e blegtorise ne Smile.Fshati s’ka me ambulance si dikur.Kabina elektrike e fshatit e ngritur qe me 1970 eshte gati ne te shembur se nuk eshte vene dore fare mbi te qe 58 vjet as nga Elektriku e as nga komuna.Edhe rruget e fshatit e te blloqeve te arave jane ngushtuar e degraduar se s’punon mire pleqesia e fshatit.Mungon fryma kolektive e punes,fryma e aksionit dhe humanizmi per te ndrequr dicka.Njerezit kane firuar, blegtoria eshte pakesuar.Rruga automobilistike e fshatit eshte ne gjendje te mjeruar.Ajo eshte tere gure e gropa, e paasfaltuar dhe s’ka punetor mirembajtes.Edhe ata pak njerez qe jetojne ne fshat jetojne ne kushte te veshtira.sepse mungojne kushtet social-kulturore,shendetsore,mungon rruga ,fugoni,ambulance, dyqani I tregtise,shkolla,fryma e solidaritetit vllazeror,etj Perpiqen bashkefshataret e mi te gjore te punojne token,te prodhojne sa me shume patate,grure ,etj,por mungon rruga, mungon shpesh mekanika bujqesore,jane shtrenjtesuar shume farerat e plehrat kimike e mbi te gjitha mungon tregu I shitjes se patates se shteti yne I handakosur se ka mendjen te fermeri I gjore e prodhimet e tij si administrues I jetes shoqerore, ekonomike e politike te vendit.Fshati Cerjan ka pasur poste kufitare qe nga viti 1948 e deri me 1991 kur u prish sistemi. Ne Cerjan jane bere kerkime gjeologjike qe nga 1965 e deri ne fund te viteve 1970,per 15 vjet rresht me rradhe ku jane zbuluar rezerva bakri e mangani.


Dikur ne kohen e kooperatives si ne Cerjan e ne mbare kooperativen prodhoheshin qindra e mijera kv patate te cilat shteti I terhiqte me kamiona e I transportonte ane e mbane vendit si ato per tregti, edhe ato per fare qe dergoheshin per t’u mbjelle ne Myzeqe qe ne janar.Disa fshatare qe banojne ne qytet kane mbuluar shtepite e tyre me llamarine qe te mos I kape pika e te rrenohen.Disa prej tyre ne pranvere e vere vene cdo dite nga qyteti ne fshat per te punuar tokat qe ata te mos ngelin djerre,por me veshtiresi te panumerta,sepse mungon rruga,asfalti,mungon mekanika bujqesore , mungojne subvencionet e shtetit ne farera e plehra kimike. Ne nje vend ku ndihet dora e shtetit jeta ndryshon, prandaj shteti duhet ta shohe me mire fshatin me shpirt e mendje, me zemer e fonde se dhe atje jetojne njerez qe prodhojne buken e perimet e popullit,mishin e qumeshtin.
Ne Cerjan tani eshte urgjente qe Bashkia e njesia administrative te investojne ne rregullimin e rruges qe te shpie ne fshat, ne rregullimin e kabines elektrike te fshatit dhe ne drejtime te tjera sociale.Shpresa thone se vdes e fundit.Le te shpresojme se jeta ne fshatin tim do te rilinde e do te gjallerohet dhe fshati do te rritet e rinohet.

7.03 .2018 nga Besnik Lami.