Fshati ballkanik me 3 banore me Biblioteke 20000 libra dhe harta te shek. XIV – XXI

24 Shtator 2022

Një biblioteke më të paktën 20 mijë tituj në një fshtat të braktisur të Maqedonisë së Veriut tërheq çdo vit me qindra vizitorë. I quajtur ndryshe fshati i iluminizmit dhe edukimit, Babino sot është kthyer në një qendër mikpritëse kulturore.

Vite më parë, njërëzit e braktisën fshatin Babino, që ndodhet në Maqedoninë e Veriut. Por Stevo Stepanovski dhe koleksioni i tij i jashtëzakonshëm prej 20,000 librash mbetën të vendosur në luginën e tij pothuajse të braktisur.

Biblioteka  e fshatit filloi me stërgjyshin e Stepanovskit, të cilit iu dha kësti i parë i librave nga ushtarët osmanë në fund të shekullit të 19-të.

Fshati ballkanik me 3 banore me Biblioteke 20000 libra dhe harta te shek. XIV – XXI

Së bashku me librat e historisë dhe romanet në gjuhën maqedonase, në persisht, arabisht, turqisht, aty gjenden edhe një mori librash në serbo-kroatisht, gjuha kryesore e Jugosllavisë së vjetër, pjesë e së cilës ishte dikur fshati.

Biblioteka është shtëpia e fotografive origjinale të një gazetari që mbuloi Luftën e Parë Botërore, harta antike dhe fjalorë që mbulojnë shumë gjuhë të rajonit.

“Ky është një fshat i iluminizmit dhe edukimit,” tha Stepanovski, 72 vjeç, i cili mirëpret rregullisht vizitorët me filxhanë kafe dhe raki frutash të bëra vetë në shtëpinë e gurtë shekullore.

Biblioteka ndihmoi që fshatarët të arsimoheshin, dhe një numër i madh prej tyre u bënë mësues. Por vetë mësimi i tyre ishte gjithashtu zhbërja e fshatit.

Në vitet 1950, qeveria jugosllave thirri mësuesit e luginës për një lëvizje mbarëkombëtare të shkrim-leximit, duke “grabitur”pjesën më të madhe të popullsisë së saj.

Ashtu si pjesa më e madhe e këtij cepi të varfër të Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një rënie demografike. Fshati Babino dikur kishte më shumë se 800 banorë, por tani ka vetëm tre banorë të përhershëm.

Fshati ballkanik i librave/ Babino, vendi i iluminizmit ku ruhet biblioteka me

Por sot, bota vjen në Babino, me 3000 deri në 3500 vizitorë në vit që frekuentojnë bibliotekën. Shumica vijnë nga qytete dhe fshatra të afërta ose nga vendet fqinje, por ka edhe udhëtarë të rastësishëm nga Brazili, Egjipti dhe Maroku së bashku me një mori studiuesish letrarë.

“Jam i befasuar që mund të gjenden këtu tituj që nuk mund të gjenden në bibliotekat e qytetit,” tha Goce Sekuloski, një profesor muzike në një seminar në kryeqytetin Shkup, i cili vizitoi Babinon kohët e fundit pasi kishte dëgjuar për vendin nga miqtë.

Fshati ballkanik me 3 banore me Biblioteke 20000 libra dhe harta te shek. XIV – XXI

Stepanovski ndërtoi gjithashtu një amfiteatër të vogël për lexime dhe koncerte publike.

“Nëse doni të zbuloni magjinë e librave… ju mund ta bëni këtë në mënyrë perfekte këtu.”