28 Shtator 2026

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Sofia Moreira se la Sousa, në fjalën e saj në Konferencën Ndërqeveritare tha se zgjerimi për në Bashkimin Europian është një projekt politik.

Sousa u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është gjithmonë e më e prekshme. Bëri thirrje që gjithë shoqëria shqiptare të përfshihet në diskutime, që ndihmojnë në procesin e integrimit.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Sofia Moreira de la Sousa: Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve, sepse zgjerimi është projekt politik. Integrimi është një projekt që bën bashkë popujt e ndryshëm.

Shqipëria ka hapur 6 grup-kapitujt, Tirana zyrtare ka arritje të mira. E ardhmja europiane e Shqipëisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme.

Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë, Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e të dhënave.

Me planin e Rritjes së Planit të BE Shqipëria po përfiton nga ata gjëra, që përfitojnë aktualisht vendet anëtare. Për ne kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve, ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike.

Kjo është shumë e rëndësishme, kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë.

Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE. Destinacioni është ë shumë se anëtarësim, por është një Europë me rezistente ndaj kërcënimeve.