Kosova ka flamurin e saj zyrtar, por shumë kosovarë identifikohen me flamurin kuq e zi. Media turke TRT ka publikuar një VOX Pop në 10-vjetorin e Pavarësisë me qytetarët kosovarë të cilët pyeten se cili është flamuri që i përfaqëson më shumë. Asnjë prej tyre nuk zgjedh veç njërin.

Ata thonë se shumë njerëz u vranë për flamurin kuq e zi kombëtar për të pasur flamurin zyrtar të Kosovës. Sipas tyre, flamuri blu me yje të verdha është flamuri i shtetit, i pavarësisë ndërsa flamuri shqiptar është flamuri i kombit. Me sa duket flamuri kuqezi është në zemrat e kosovarëve. “Ata e respektojnë flamurin zyrtar sepse përfaqëson vendin e tyre dhe pavarësinë por historia është tek flamuri shqiptar”, thotë gazetari.