Europa: – Kryeministri Edi Rama duhet të zbresë nga kulla e tij e fildishtë

13 Tetor 2026
Partia Demokratike Europiane ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke shprehur shqetësim për përdorimin e ujëhedhësve, gazit lotsjellës dhe arrestimet e raportuara gjatë tubimit.
EDP i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të dëgjojë studentët dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre për llogaridhënie, transparencë dhe ndryshim.
“Sot në Tiranë, studentët që protestonin për ndryshim u përballën me ujëhedhës, gaz lotsjellës dhe arrestime. Këto pamje janë thellësisht shqetësuese. Protestuesit duhet të ruajnë paqen, ndërsa policia duhet të veprojë me vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet.
Kryeministri Edi Rama duhet të zbresë nga kulla e tij e fildishtë, të dëgjojë studentët dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre legjitime për llogaridhënie, transparencë dhe ndryshim. E ardhmja evropiane e #Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi represionin apo arrogancën, por mbi dialogun, të drejtat themelore dhe përgjegjësinë demokratike”,- thuhet në reagim.
