Eurodeputetja, kritika Von der Leyen-it: – Shkuat në Shqipëri dhe heshtët për protestat

13 Tetor 2026
Eurodeputetja gjermane, Terry Reintke ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve europiane përballë protestave që po zhvillohen prej rreth 135 ditësh në Shqipëri. Reintke e ka cilësuar si të papranueshme që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka vizituar vendin pa e trajtuar këtë çështje.
Eurodeputetja thekson se miliona njerëz jashtë Bashkimit Europian po luftojnë për vlerat europiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë. Ajo nënvizoi se Shqipëria është një shembull i kësaj përpjekjeje dhe BE-ja nuk mund të qëndrojë në heshtje përballë qytetarëve që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur këto vlera.
“Është e papranueshme që presidenti i Komisionit të shkojë në Shqipëri pa iu adresuar protestave masive që po vazhdojnë prej më shumë se 130 ditësh. Shqipëria është shembulli kryesor: miliona njerëz jashtë BE-së po luftojnë për vlerat evropiane, kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë. Heshtja nuk është një opsion. BE-ja duhet të zgjerohet, por duhet të mbrojë vlerat e vërteta evropiane kudo që njerëzit rrezikojnë gjithçka për t’i mbrojtur ato,” tha Eurodeputetja Terry Reintke.
