Nga: Paulin Zefi Zefi. –

Gjatë një vizite të këndshme tek një perlë e Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare me një vjetërsi gati 300-vjeçare,sic është Banesa popullore qytetare e Patriotit Filip Çeka (Suma) në qytetin e Shkodrës, sot e trashëguar nga pinjolli i tij i nderuar,fisniku shkodran,dashamirësi i Historisë,Kulturës e Artit dhe miku im fort i dashtunEngjell Ceka (Summa)…

Engjëlli përfaqëson një ndër Familjet me historikun më të lavdishëm si rrallë familje të tjera në vendin tonë ku mjafton që të përmend kryengritjen e madhe anti-serbe të vitit-1332 të udhëhequr nga bujari Dhimitër Suma i cili shkundi themelet e sapondërtuara të shtetit barbar të gjakatarit Car.Stefan Dushani, apo kontributi i veçantë dhe roli deçiziv i Patriotit Filip Ceka ku vetëm falë vendosmërisë së tij,u korrigjua një gabim historik siç ishte emërtimi fillestar i”Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, një emërtim përjashtimor për Shqiptarët e Krishterë (Katolikë dhe Ortodoksë) por gjithashtu një gabim i cili do të kompromentonte botërisht Kauzën tonë të shenjtë Kombëtare duke rrezikuar dështimin e saj të plotë që në embrion!….

Banesa popullore qytetare e Patriotit Filip Çeka (Suma) e cila gëzon statusin si Monument Kulture i kategorisë së I-rë,vetëm falë përkujdesjes fanatike nga një njeri kaq i apasionuar dhe me shpirt aristokrat siç është pronari i saj Engjëll Çeka (Summa), mrekullueshëm është mbrojtur dhe konservuar në çdo detaj,a thua sikur të ishte ndërtuar në vitet 2000 dhe jo në fillim shek.XVIII- te.

Foto e shtepise ÇEKA realizuar nga konsulli Francez ne Shkoder De Grand para viteve 1900.

Kjo shtepi duhet te bahet muze dhe jo vetem turistet ta vizitojne, por dhe shkodranet,  ta njohin kulturen tone