Nga: gazeta Bota Sot. –

*Neritan Cekaj: Po miratuat këtë ligj ju siguroj që për 5 vjet nuk keni për të pasur asnjë turist.

Një ligj që shkatërron monumentet e kulturës dhe restaurime që po bëhen nga njerëz jo kompetencë. Në seancën e parë dëgjimore që u bë në komisionin e medias, grupet e interesit kanë dhënë argumentet kundër ligjit të ri për trashëgiminë kulturore.

Neritan Cekaj dha alarmin se në këtë mënyrë pas 5 vitesh në Shqipëri nuk do të ketë më vizitorë të huaj që kanë interes për momunetet e kulturës.

Neritan Cekaj: Po miratuat këtë ligj ju siguroj që për 5 vjet nuk keni për të pasur asnjë turist, sepse të gjithë kompetencat i ka ministria. Ka krijuar një institut monumentesh dhe ka ndryshuar dhe emrin dhe kjo nuk është mirë. Kishat e Myzeqese janë në rrënim të plotë. Kishat ku është ministrja deputete, shkoni në Gjirokastër,  Përmet janë copë copë, po bien.

Përfaqësuesit e shoqatës bizantine dhanë alarmin se restaurimet po bëhen në mënyrë skandaloze nga persona jo profesionistë, cka po i shkatërron ato.
Kryetarja e komisonit Albana Vokshi ngriti shqetësim faktin që ministrja Kumbaro nuk ishte paraqitur në seancën e pyetjeve për Teatrin e ri Kombëtar. Por maxhoranca tha se ajo është e justifikuar  për shkak se ndodhet në panairin e librit në Gjermani.