E pabesueshme! Guri i zbuluar në Drelaj të Rugovës, 4000 vjet i vjetër

Janar 2, 2020

Një gurë i rrallë parahistorik, i zbuluar në Rugovë të Pejës nga veprimtari e humanisti, Besnik Lajqi, ka ngjallur interesimin edhe të arkeologëve dhe të historianëve të njohur shqiptarë, shkruan MekuliPress.

Arkeologu e historiani i njohur Neritan ceka, ka bërë “leximin” e këtij guri të rrallë. Ja mendimi i tij shkencor për zanafillën e këtij guri-histori:.

E pabesueshme! Guri i zbuluar në Drelaj të Rugovës, 4000 vjet i vjetër

“Shenja te tilla ne shkembenj, apo pllaka guri ndeshen ne dy epoka te ndryshme.
Se pari ne prehistori, ne epoken e bronzit, rreth 4000 vjet me pare. Nje periudhe te dyte e kemi ne mesjeten e hershme, rreth 1200 vjet me pare, kur shoqerohen me skena njerzore. Ne rastin tuaj duhet te jete nje objekt prehistorik, qe duhet dorezuar ne Muzeun e Prishtines. Pershend. Neritan Ceka”, përcjell MekuliPress.