“Drejtorin e Vlorës e rrahën brenda zyrës”.  Gazetarja nxjerr detajet tronditëse, ja si reagon Artan Lame

8 NËNTOR 2021

Gazetarja Lindita Çela tha se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rrahur barbarisht në zyrën e tij.

Ngjarja duket se u pranua edhe nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Pjesë nga debati

Lindita Çela: Drejtori që është arrestuar tani është rrahur keq, po keq ama, në zyrën e tij.

Artan Lame: Ai që u rrah, u rrah. Ta mbajë vetë drurin…

Lindita Çela: U rrah në zyrën e shtetit.

Artan Lame: Këto janë problemet e Vlorës.

Klodian Troci u la në burg nga gjykata, pasi akuzohet për tjetërsim pronash.

Gazeta Sot