16 Prill 2024

Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervis Salianji, në një deklaratë për media foli në lidhje me braktisjen e mbledhjes së djeshme të komisionit.

Ai u shpreh se janë depozituar kërkesa për informacion, ndërsa mbrojtjen që po përpiqen t’u bëhet personave të përfshirë në ndërhyrjen në sistemin TIMS, ai tha se është vepër penale.

Nëse institucionet nuk do të kthejnë përgjigje brenda 5 ditëve, Salinji tha se do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre.

Learn more

“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshme, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ.

PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët.

Ne kërkesat i kemi bërë pasi marrë vendim të ndërmjetëm.

Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre.
Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë.
Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë.

E pa dëgjuar është që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit. Ikën dje si skuthat, njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS për qëllime kriminale. Edhe mbrojtja që pretendohet tu bëhet atyre është veprimtari kriminale”, tha ai.