10 Korrik 2026

Gazetari Robert Papa ka bërë një analizë në emisionin “Fokus Tv”, ku është ndalur te Samiti i NATO-s në Ankara, pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimet që lidhen me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Papa është ndalur te pjesëmarrja e Ramës në samit, duke pretenduar se ftesa kishte qenë për Presidentin Bajram Begaj dhe jo për kryeministrin.

Papa ka folur për takimet në Ankara, për fotografinë e liderëve dhe për reagimet rreth mundësisë së mbajtjes së një samiti të ardhshëm të NATO-s në Shqipëri. Sipas tij, nuk ka një vendim për një samit të tillë. Në analizën e tij, gazetari ka ngritur pretendime për dokumente të klasifikuara të CIA-s dhe DEA-s, duke folur për hetime që, sipas tij, lidhen me trafikun e drogës dhe llogari në Dubai e Singapor. Ai ka deklaruar se këto zhvillime lidhen me Edi Ramën dhe ka pretenduar se kryeministri “po negocion burgun, jo pushtetin”.

Pjesë nga analiza e Robert Papës në emisionin “Fokus TV”

“Presidenti Trump ka udhëtuar në Ankara tek samiti i NATO-s, edhe pse NATO-n e konsideron diçka të vjetëruar, dalë mode, dhe ka të drejtë sepse në konfliktin në Iran, NATO nuk e mbështeti. Ai deklaroi se: “Kam ardhur në këtë samit vetëm prej Erdoganit”. Erdogani gjithmonë ka pasur një kontroll ndaj Presidentit Trump; është treguar i fuqishëm dhe Trump tregon afinitet me gjysmë-autokratët, të cilët ai i konsideron njerëz të rëndësishëm. Ftesa për në samitin e NATO-s nuk ka qenë për Ramën; është dërguar ftesë për Begajn, pra një izolim.

Begaj ka refuzuar të shkojë, ndërsa Rama do të ishte thjesht anëtar i delegacionit, jo kryetar. Por e gjithë vajtja e Ramës, e kësaj figure qesharake, ishte thjesht për të bërë atë fotografinë dhe mbase të kapte ndonjë batutë me “Donin” e madh, i cili u tregua indiferent dhe i bezdisur kur Sekretari i Përgjithshëm i tregoi atletet e Ramës; Trump e shpërfilli. Idiotllëku i Ramës dhe i servilave të tij me një video që e morët vesh, që samiti do të bëhet në Shqipëri sepse ka thënë Rutte, është një idiotësi.

Mbas çdo samiti bëhet deklaratë dhe thuhet ku do të takohemi dhe kur herën që vjen. Shqipëria ka 1.5% të GDP-së për mbrojtjen; Trump u tall dhe e shkatërroi Spanjën e cila ka 2%. Mendoni ju për dikë që ka 1.5% të GDP-së se do të jetë paqësor? Ndaj nuk u shkrua dhe nuk u diskutua, sepse nuk duan të mërzisin “Donin”. Natyrisht që mund të ketë samit në vitin 2027, por NATO ka thënë që do t’i kemi njëherë në dy vjet, pra shkon në 2028. Në vitin 2028 mund të mos jetë Trump (mund të jetë i vrarë, i vdekur) ose Rama i larguar nga pushteti; janë mundësi. Trump kërkon ta dëmtojë aleancën.

Nga takimi në Ankara u duk qartë që mbështet Erdoganin dhe do të heqë sanksionet sepse Erdogani ka blerë raketa kundërajrore ruse. Nuk mund të marrë F-35 sepse i merren sekretet e sistemit, por kjo do të ketë një kundërshti të madhe në Senat, ku të paktën gjashtë senatorë janë kundër Trumpit. Rama e pa që ishte i vetmuar tek fotografia e darkës; ishte ngjitur me rojen dhe i veshur keq. Nuk i ka për modernizëm atletet; ai vuan nga shtylla kurrizore dhe mezi rri në këmbë, pra është i sëmurë. Dhe këtë e kemi me fakt që sa herë që ka ardhur në Manhattan ka përfunduar në urgjencë, i bllokuar, i shtrirë barkas në hotelet ku në fakt është aksioner i fshehtë dhe ikën pa paguar.

Ajo pistoleta e dhuruar nga Erdogani me fishek, mesazhin e ka të qartë. Natyrisht që Presidenti Trump ka treguar një rënie shëndetësore, ka probleme kognitive dhe disa gafa në konferencën e shtypit, çka tregon se Amerika kontrollohet jo nga Presidenti, por nga ata që e kontrollojnë këtë vend të madh. Janë ata që mbështesin SPAK-un dhe kanë nisur hetimin për lidhje me trafiqet e drogës të qeverisë shqiptare nga CIA, FBI dhe DEA. Ata duan t’i heqin barrën “Donit” të madh, pasi “zagari i Sorosit” lidhi fëmijët e tij të llastuar me trafikantët.

Edhe pse raporti mund të jetë i klasifikuar raporti i CIA-DEA, në aspektin e PR-it Rama është ekzekutuar; ai e pa vetminë duke ndenjur si një “kaqol” vetëm në tavolinë. Rama po negocion burgun, jo pushtetin; pushteti ka ikur. Ai tregohet si Mubaraku në ditët e fundit, si Gadafi, si Çaushesku; jeton në surrealitetin e tij. Madje shefi i policëve të tij ka filluar hetime për ata që japin mendime negative për turizmin, pra do të kthehemi prapë te neni 55. Ndërkohë, “Bufoni” sjell një “sorrë” për të kënduar (dikush që s’është këngëtar) dhe paguan biletat për ata që do të jenë falas në një stadium që duhet djegur.

Një figurë injorante që është përbuzur gjithandej sillet nga Rama jo thjesht për të vjedhur, por për t’i bërë dikujt një nder. Kërkon të spostosh vëmendjen, o idiot i Surrelit, kur vëmendja nuk u spostua nga Mbappe, Haaland apo Bellingham? Kujton ti se do ta spostosh me “kokë-cepin” e Librazhdit apo me “sorrën” që këndon në një stadium të improvizuar ku ti do të ndërtosh kulla më pas? E turpshme. “Dhëndri i llastuar” (Kushner) është zbythur nga Sazani, nuk ka shans të ngjasë. Ndërkohë që Ivanka nuk e blen dot heshtjen, sepse senatorë e kongresmenë kërkojnë hetim nga CIA dhe FBI.

Rama kujtoi se duke shkuar në NATO do të ishte përsëri “Bufoni” që bën batuta. Ky “zagar i Sorosit” po ofendon një popull që është ngritur në të drejtën e vet. Nuk ka vendim të NATO-s për samitin e radhës në Shqipëri; Rutte e tha, por media serioze si Bloomberg raportoi se NATO do të anulojë samitin në Shqipëri sepse Shqipëria ka mashtruar me përqindjen e GDP-së për mbrojtjen.

Edhe nëse bëhet, nuk ka lidhje me Ramën, por është vlerësim ndaj Shqipërisë, siç bëhet në Turqi. Tulsi Gabbard ka thënë se Erdogani është autokrat dhe ka mbështetur në mënyrë të fshehtë Al-Kaedën dhe ISIS-in, por Turqia është vend aleat dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe. Hetimet e CIA-s dhe FBI-së vazhdojnë; Rama e di, ndaj udhëton me avion privat sepse ka miliarda dollarë të fshehura në bankat e Dubait dhe Singaporit, të cilat duhet t’i kthehen Shqipërisë. Miqve të mi demokratë u them: kjo energji që vjen nga ky brez hyjnor i protestuesve, ju lutem mbështeteni. Ai po negocion burgun; ai e di që mund ta bëjë burgun në Peqin ose si Noriega.”