14 Gusht 2026

Një i ri, që mori fjalën në protestën e 76-të që po mbahet përpara Kryeministrisë, iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se protestuesit do ta shembin bashkë me pushtetin e tij që sipas tij tashmë është kalbur.

Mes të tjerash, protestuesi theksoi se kryeministri e di shumë mirë që po i vjen fundi ndaj po bën lëvizje të tilla duke u takuar me Alex Soros, Ron Yeffet dhe duke puthur duart e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Zoti kryeministër në ikje struktura që të mbështet ty i përngjan në gradaçele të kalbur nga ndryshku që dridhet fortë në erën më të lehtë. Ne jemi këtu për ta shembur komplet.

Edhe ti e di mirë këtë. Prandaj darkon me Alex Soros dhe përqafon fort Ron Yeffet, i puth duart Vuçiç duke tentuar që të pastrosh figurën tënde. Por figura është çështje karakteri që ti nuk e ke.

Si mund të ikësh në plazh kur populli është ngritur në këmbë kundër teje, kur po digjet Tirana dhe Kruja. Për sa i përket karakterit, ka plot njerëz këtu, të rinj e të reja, që kurrë nuk shiten. Këta njerëz kanë për të ta sjellë ty fundin.”, tha ai.