Nga: Mark Zefi-

Nuk duhet të jëtë rastësi që dita botërore e pyjeve dhe ekujnoksi pranveror përkojnë në të njëjtën ditë me 21 mars. Pylli është shtëpia ku flë dhe zgjohet pranvera.  Ekzistenca e shumë mrekullive lidhet me ekzistencën e pyllit, Jo më kot mitologjia na këshillon,  të bukurën e dheut ta presim të na dalë nga pylli. Mirpo gjëndja në të cilën janë katandisur pyjet tona dhe natyra shqipëtare në tërsi,  dëshmon se ne ja kemi shkatrruar shtëpinë të bukurës së dheut. Pikrisht për këtë arsyje , ne shqiptarët nuk gjëndemi moralisht të justifikuar, për të kremtuar ditën botërore të pyjeve. Ajo që të indinjon thellë në këtë drejtim, është fakti se ky rrënim i natyrës së vendit tonë, i përket kryeisht periudhës mbas rënies së diktaturës komuniste, gjë që krijon imazhin se shqiptarët e përdorin lirinë e tyre vetëm për të skatërruar. Sipas regjistrave të ardhur nga sistemi i kaluar, rezulton se në fillim të vitit 1992 vendi yn ka patur 1 milion ha pyje, në të cilën rreth  një të tretën e zinin pyjet e pjekur, ndërsa dy të tretat pyjet e rinjë dhe kullotat. Ndërsa sipas imazheve satelitore, të marrura në vitin 2016, EEA ( Agjensia Europiane e Mjedisit) njofton se kjo sipërfaqe është paksuar me 30% . Në fazën e tanishme pyjet në moshë shfrytëzimi mund të thuhet se jane inekzistentë ose në sasi të pa përfillëshme, ndërsa pyjet e rinjë pothuajse janë zhdukur fare nga zjarret  e shumta e të përvitëshme. Nuk themi se është bërë mrekullia në drejtim të administrimit të pyjeve edhe gjatë regimi të kaluar, por është fakt se organet pyjore kanë qënë të mirëorganizuara dhë të mbështetura me ligj. Raporti midis shtesës dentrometrike vjetore dhe prerjeve  ka qënë 1 me 2.5, por ishte i kontrolluar dhe ishin planifikuar masat që vit pas viti të përmirsohej, deri sa të barazoheshin vjelja e lëndës me shtesën vëllimore vjetore. Duke ju referuar realitetit të sotëm, pa dyshuar se po e ezagjerojmë, mund të shprehemi se menjëhërë mba rënies regimi komunist, filloj shkatrrimi i pyjeve dhe natyrës shqiptare në përgjithësi,

Qeveria e parë pas zgjedhjeve të lira në vitin 1992 u angazhua se do të instalonte kapitalizmin në vendin tonë. Ndërmori reformën e dhënies në pronësi të tokës bujqësore qytetrëve dhe të apartamenteve të banimit,  ndërsa pyjeve dhe kullotave ua la përsëri pronarin në Tiranë. Me pretendimin se po merrte masa në dobi të përmirsimit të gjëndjes në pyje,  qeveria Rama që doli nga fitorja e zgjedhjeve të të vitit 2013, shpalli moratoriumin 10 vjeçar mbi pyjet. Por sapo u formua kualicioni qeverisës, brenda 24 oresh u larguan nga puna  pa asnjë motiv 460 specialist të lartë e të mësëm pyjesh, për tu zëvendësuar më militant të LSI-së e të PS-së,  shumica e të cilëve me arsim 8- vjeçar, ndonjë zoteknik a mësues fiskulture. Në vitin 2015 ishin gjithësej 36 drejtori shërbimi pyjor, shumica e personelit të të cilave ishte bërë palë abuzivisht me kontravajtësit.  U parapa e nevojëshme nga qeveria që numri tyre të arrinte në 61 pasi  duheshin punësuar besnikët e partisë,  duke e  bërë kështu akoma më të rëndë sopatën mbi pyjet. Në vitin 2016 kryeministri yn, sipas tij edhe njohës i mirë i florikulturës, veçanërisht i drurëve të familjes Palmeacea,  urdhëroj kalimin e pyjeve në pronësi të komunave, formë organizimi kjo e pa praktikuar në asnjë vënd të Europës Perëndimore, të cilës duam ti bashkëngjitemi. Për tu nënvizuar është fakti se asnjëra nga qeveritë e këtyre 28 viteve, as e ka përmendur mundësinë e privatizimit të pyjeve dhe kullotave. Sigurisht politikanët dhe qeveritarët tanë të kësaj përjudhe janë treguar mëndje hollë, Përveç lëndës së drurit, e kanë ditur se  brendi të pyjëve dhe kullotave, gjënden minierat, burimet hidrike dhe guroret. Privatizimi është helmi vdekjeprurës i korrupsionit, përfitimeve të paligjëshme, përse jo edhe i kultivimit të bimëve narkotike. Kanë qënë pikrishtë këto manovra  aspak  efektive por mendoj  të qëllimëshme  të qeveritarëve tanë, faktorët  themelorë që kanë shkatuar mortajën zhdukëse të pyjeve në Shqipëri. Për rrjedhojë të kësaj gjëndje të vajtueshme në pyje, natyra ka  çfryrë huçet e saj si kurr ndonjëherë më parë. Dinamika e vërshimit të ujrava, ka qëne pa mundur të disiplinohej, e si pasojë ka shkatuar hedhjen në lum miliarda nga djersa e banorëve të zonave fushore.

Dukuri sistematike dhe karakteristikë e të gjitha qeverive të kësaj perijudhe, ka qënë shurdhëria ndaj kërkesave të specialistëve të këtij sektori  jetik për normalitetin e jetës së vendit. Ne kemi patur fatin të kemi trashëguar disiplina e studime shkencore me vlerë të veçantë, nga profesorë të njohur brënda dhe jashtë Shqipërisë, si peof  Llazar Treska,  prof  Ilia Nako,  prof  Vezir Muharremi, prof Bajram Xheko. Por edhe studntët e tyre të talentuar si inxh Haki Kola, prof Vath Tabaku, prof Thimaq Lako, prof Arsen Proko, inxh. Fadil Llubani, inxh, Qani Lipe, Prof Anesti Postoli, inxh Kristo Kauri, inxh Selman Mziu, inxh. Mehmet Meta, inxh  Abdulla Diku, inxh Gjon Fierza, inxh Kol Malaj etj, kanë  bërë epokë me studimet, zbulimet e eksperimentimet e tyre të suksesëshme, me të cilat e kanë pasuruar biblotekën shkencore të florikulturës shqipëtare.  Mirpo këta puntorë të mirë të shkencës pyjore, nuk kanë qënë  edhe puntorë të mirë në zbatim të politikave të gabuar në fushën të cilën e njihnin mirë dhe  ja dinin rëndësinë. Prandaj  do të mbeteshin të pa dëgjuar, duke u dhënë mundësinë disave që të influencuar nga mungesa e dijeve të mjaftueshme, ndoshta e edhe karakteri i tyre i brishtë, iu përshtatën kërkesavë të pronarëve të politikës, duke mbajtur  nga një vend punë, pa dhënë  kontributin e tyre profesional,  në favor të mbrojtjes së ambientit dhe të pasurive  pyjore.

Për të mos kaluar gjëndja në nivel të pa riparueshëm edhe per 100 vite të ardhëshme, mendoj se privatizimi i pyjeve dhe kullotave sipas një ligji identik me të njërit prej vëndeve të Europës Perëndimore, është zgjidhja e vetme dhe e deomosdoshme. Dhënia në pronësi e pyjeve dhe kullotave qytetarëve, nuk duhet kuptuar si e drejtë e këtyre të fundit për të vënë dorë mbi pyjet. Janë vetëm organet pyjore ato që kontrollojnë, studiojnë dhe vendosin mbi destinacionin e një grumbulli pyjor apo natyrën e një investimi që do të realizohet. Vetëm mbas verdiktit të organeve pyjore pranë komunave dhe prefekturave, i lind e drejta pronarit, përkarshi detyrimeve të paracaktuar ndaj shtetit, duke respektuar me përpikmëri rregullat e rekomanduara nga specialistët e pylltarisë, të lidhë kontratë me subjektin e liçencuar sipas natyrës së vëprimtarisë. Koha për ta organizuar këtë sektor tejet të rëndësishëm,  ka kaluar dukëshëm. Por në se nuk duam qe të marrim mallkimin e disa brezave pasardhës, për tjetërsimin në sensin negativ të  natyrës,  edhe perse vonë, mendoj se qeveria shqiptare, duhet ti kushtojë vemendjen e duhur pyjeve,  duke operuar me stafe specialistësh që kanë përvojën dhe nivelin shkencor të përshtatshëm për të udhëhequr e realizuar projekte që sjellin rezultate të dobishme.