13 Tetor 2026

Protesta e studentëve sot te Ministria e Arsimit kaloi në përshkallëzim. Të rinjtë goditën me vezë e më pas me gurë godinën teksa thyen dhe disa xhama.

Sakaq, një grup të rinjsh shkëputën me forcë kangjellat para godinës së ministrisë. Menjëherë u afruan forcat e rendit të cilët me megafon paralajmëruan të rinjtë të distancohen nga aktet e dhunës.