Çmendet moti në Evropë! – Gjashte të vdekur nga përmbytjet në Belgjikë.

15 KORRIK 2021

Rrugët e disa qyteteve në Belgjikën lindore u kthyen në lumenj teksa stuhitë shkaktuan përmbytje nëpër pjesë të Evropës perëndimore dhe qendrore gjatë natës së të martës.

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje edhe në disa zona në jug të Belgjikës. Vërshimet e ujit kanë dëmtuar automjete, rrugë dhe ndërtesa.

Janë raportuar dhe probleme në furnizimin me energji elektrike, teksa autoritetet belge kanë aktivizuar planin e fatkeqësisë natyrore për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Situatë e njëjtë edhe në Holandë. Autoritetet lëshuan një alarm të kuq për përmbytje pasi vendi është mbërthyer nga stuhitë e rënda.

Mediat vendase raportojne per 6 te vdekur. Trupat e katër personave që vdiqën si rezultat i përmbytjeve janë gjetur të enjten në provincën Liège, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Belgjikë në gjashtë ndërsa ndihma nga jashtë është në rrugë e sipër.

Trupat u gjetën në rrethin e Verviers, njoftoi zyra e prokurorit publik. Ata vdiqën si rezultat i reshjeve të mëdha që aktualisht prekën rajonin, por ende nuk ka qartësi në identitetin e viktimave, ose vendet ku u gjetën eshtrat e tyre.

Departamenti i Mbrojtjes Civile është përgjegjës për identifikimin e viktimave, sipas prokurorit publik.

Uji që vërshon në rrugët e qytetit merr përpara disa makina. Këto janë disa pamje te Axelle Hansen Sutera.

Gazeta Shqip