Çfarë ndodhi në SHBA, gazetari amerikan zbërthen vizitën e Edi Ramës në New York, si kryeministri rrinte në ankth nga frika e një arrestimi apo marrjeje në pyetje nga agjentët e FBI

2 Tetor 2026
Nju Jorku u kthye në skenën e një prapaskene të ethshme gjeopolitike gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në SHBA për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Nderkohë që kreu i qeverisë ndodhej në tokën amerikane, në Shqipëri plasi një skandal i përmasave tronditëse kur SPAK vendosi masën e sigurisë për ish-kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni. Ky zhvillim kafeizues rriti tensionin në kulm, ndërsa raportohet se vetë kryeministri ka qëndruar në një ankth të vazhdueshëm gjatë gjithë qëndrimit përtej Oqeanit.
Detajet e kësaj prapaskene dramatike i ka zbardhur gazetarja Mariela Stefanllari, e cila citon informacionet ekskluzive të një gazetari të njohur të një tabloidi amerikan. Sipas këtij burimi, Rama përjetoi ditë të tëra presioni nga frika e një arrestimi të mundshëm apo marrjeje në pyetje nga agjentët e FBI-së dhe instancat amerikane të sigurisë kombëtare. Ndonëse një skenar i tillë nuk ndodhi me kryeministrin, stuhia goditi drejtpërdrejt drejtuesen e shërbimit inteligjent shqiptar.
Raportimi i gazetarit amerikan mbyllet me një paralajmërim të fortë gjeopolitik, ku nëmvizohet se investimet e përbashkëta të Ramës dhe Erdoganit në Amerikë ishin një lëvizje aspak e zgjuar që po hap përfundimisht “Kutinë e Pandorës”. “Gazetar amerikan, i një tabloidi të njohur, ndan një informacion se, Edi Rama qëndroi në New York me frikën që edhe mund të ndodhte arrestim apo marrje e tij në pyetje, nga instancat amerikane të sigurisë dhe shërbimeve inteligjente.
Nuk ndodhi, por ndodhi arrestimi i shefes së shërbimeve inteligjente të Shqipërisë. Shtojcë: Informacionin gazetari, pas edhe të dhënash të tjera, e mbyll me fjalët: ‘Rama dhe Erdogani kanë investuar në Amerikë dhe kjo nuk është aspak lëvizje e zgjuar’”, shkruan gazetajra dhe analistja Mariela Stefanllari.
Pse ka frikë Rama?
Por prapaskena e frikës së kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve në SHBA lidhet drejtpërdrejt me hijen e rëndë të skandalit “McGonigal”, një nga aferat më të mëdha të korrupsionit që ka tronditur Byronë Federale të Hetimeve (FBI). Emri i kryeministrit shqiptar përmendet të paktën 14 herë në aktakuzën zyrtare të Departamentit të Drejtësisë në Uashington ndaj ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.
Hetimet amerikane zbuluan se McGonigal kishte kryer takime të fshehta dhe të padeklaruara me Edi Ramën në Tiranë dhe Nju Jork, duke marrë njëherësh 225 mijë dollarë kesh nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Agron Neza. Këto para u përdorën për të hapur një hetim penal në SHBA ndaj lobimit të opozitës shqiptare, duke përdorur strukturat e FBI-së për interesa politike të pushtetit në Tiranë.
Përveç drejtësisë amerikane ku McGonigal u dënua me burg, kjo dosje u regjistrua edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në Shqipëri pas denoncimeve të opozitës. Marrja në pyetje nga hetuesit e SPAK e personave kyç të përfshirë, si Agron Neza dhe ish-këshilltari Dorian Duçka, ka shtuar ankthin se struktura antikorrupsion mund të shkojë deri te niveli më i lartë ekzekutiv (kryeministri Edi Rama).
Publikimi i dokumenteve të Jurisë së Madhe në SHBA konfirmoi se hetuesit amerikanë kishin kërkuar të gjitha komunikimet dhe të dhënat mbi takimet e Ramës me ish-agjentin e korruptuar. Pikërisht kjo hije e hetimit federal dhe rreziku i përfshirjes së tij në dosjet e Departamentit të Drejtësisë ka krijuar alarmin se çdo shkelje në tokën amerikane mund të rezultonte në një marrje të befasishme në pyetje apo veprim hetimor nga agjentët amerikanë.
