– Libri do dalë për publikun brenda pak ditësh.

Tashmë lajmi ka marrë dhenë.

Bleona Qerreti me librin e saj do të tronditë, jo vetëm  politikën shqiptare.

Ka të ngjarë që disa ambasadorë të huaj të kenë “vend” aty.

Në librin e saj do të publikohen emra politikanësh.

Bleona Qerreti, me librin e saj, frikëson ambasdorët

Madje  edhe diplomatësh, me të cilët Bleona ka ndarë kohën e lirë apo intimitete. Janë të niveleve të larta, deputetë, ministra e ish-ministra. Në faqet e librit të saj do ketë dhe emra ambasadorësh,  të cilët janë joshur nga hiret e këngëtares bukuroshe.

Burimet e mia për “Lajm-Shqip”,  thonë se ajo ka rreth dy vjet që e “thur” këtë libër dhe është gati të dalë nga “furra” e botimit.

Të njëjtat burime thonë se drejt saj kanë shkuar kërkesa pa fund, që libri të mos botohet. Madje nuk kanë munguar dhe kërcënimet.

Bleona e ka ndarë vendimin me koshiencën e saj të plotë. Libri do dalë për publikun brenda pak ditësh.

Ky libër, i pari për nga lloji, do të trondisë fort personazhe publike, të cilët publiku nuk ua ka njohur më parë “biografinë”e plotë. Këtë mundësi ua ofron Bleona Qerreti.

Per “Lajm-shqip”,  Vladimir Muçaj.