12 Shkurt 2024

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi foli në lidhje me vizitën e sekretarit të shtetit amerikan në vendin tonë Antony Blinken.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për mediat, ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël e ndaj nuk habitet me vizitën e diplomatit të lartë në vendin tonë.

“Shqipëria është përcaktuar prej kohësh si një pikë stabiliteti në rajon dhe një pikë e fortë  kontaktit dhe administrimit të politikave euroatlantike në vend. Shqipëria është i vetmi vend me një qeverisje stabël.

Ka një lidership rajonal të fortë, ka një përmbushje të detyrave dhe misioneve të saj. Vizita e Blinken në një kohë kaq të trazuar, zgjedhja e Shqipërisë është një moment i rëndësishëm i përcaktuar qartë nga partnerët dhe do u shërbej misioneve që unë thashë”-tha ai.

Gazeta Sot