“Ballkani i Hapur”, Vuçiçi pyet Ramën: A ta mbajmë, a ta shtyjmë takimin në Beograd? Bashkë takojnë Macron

1 Nëntor 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në kuadër të Samitit për Klimën.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka thënë që në takimin e radhës në Beograd, duhet të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç.

Po kështu Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama u takuan edhe me presidentin e Francës Emanuel Macron. Në videon e postuar në instagram duket Macron i cili i bie tavolinës me grusht, si gjest kokëfortësie. Nuk dihet biseda që është bërë mes tyre por shihet që Vuçiç bie dakord me presidentin francez.

Nga OraNews