U thye mallkimi i Ali Pashës/ Mediat greke shkruajnë për godinën e vjetër, hapet pas 218 vjetësh

25 TETOR 2021

Zjarri është ndezur sërish në shtëpinë e Lambros Tzavelas (Zhavelles) në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pas më shumë se dy shekujsh, është thyer mallkimi i Ali Pashë Tepelenës i cili kishte thënë se kjo godinë nuk do hapej kurrë më.

Të dielën, u hapën dyert e kësaj godine ku janë vendosur objektet historike që ruheshin nga pasardhësit e Tzavelas.

Shiriti i inaugurimit është prerë nga zv/ministri i Mbrojtjes Alkiviadis Stefanis dhe Lambros Tzavelas, pasardhës i Lambrosit që kishte vendosur si synim të jetës së tij hapjen e baneësës së vjetër.

Konstantinos Tzavellas, pasardhës i brezit të 8-të i Lambros Tzavellas, theksoi: “Në këtë rrugëtim që familja jonë ka nisur 36 vite më parë, ajo ka dhënë shpirtin e saj mbi të gjitha dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e Tzavellaiko dhe do të bëhet një monument i mrekullueshëm i Soulit dhe një pikë tërheqëse për çdo udhëtar të zonës. Në shtëpinë e Tzavellaion çdo vit do të ekspozohen objektet e vjetra të familjes sonë”.

Në vitin 1985 pasardhësit eTzavelas, nisën përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me synimin për të “tymosur” sërish oxhakun e një shtëpie në Souli, duke “thyer” mallkimin e Ali Pashës.

Lambros Tzavelas, i cili mban edhe emrin e shefit Souliotis, nisi përpjekjet për të rikthyer banesën stërgjyshore në formën e saj origjinale, me qëllim që sërish oxhaku i një shtëpie në Souli të vihej në punë, duke “thyer” Mallkimin e Ali Pashasë. “Kjo është një dëshirë që babai im e kishte në shpirt që në moshë të vogël. Që kur gjyshi i tij, gjenerali Lambros Tzavellas, hero i luftërave ballkanike të viteve 1912-1913, i tregoi në Nafpaktos arritjet e stërgjyshërve tanë në Souli. Ai i kishte thënë atëherë se duhet të ndërtojmë Tzavelaiko kur të mund ta rindërtojmë kundër mallkimit të Ali Pashës, i cili kur mori Soulin në 1803, tha se nuk do ta pinte më kurrë oxhakun Souliotiko”, kishte thënë ai për protothema.gr.

Gazeta Shqip