Nga: Kreshnik Osmani.-

Ata që na vjedhin Atdheun dhe na perzenë prej tij. Ata që po shkaterrojnë nderin e femijëve tanë nëpër shkolla. Ata qe na kane vjedhur median, radion, gazetën,

Ata që na vjedhin shpresën, nderin dhe krenarinë. Ata që na poshtërojnë çdo ditë me arrogancën e dhjamrave dhe jakave te tyre te bardha.

Ata që na vodhën me “Taksën Majko” te Rrugës së Kombit që u zhduk dhe u përpi nga vrima e zezë e korrupsionit pa e marrë vesh askush. Ata që vendosin sot të aneksojnë Veriun e Shqiperisë me taksën dhjetë euroshe për 70 klm, si në asnjë vend të botës bazuar ne (standart jetese- te ardhura-çmin-sasi kilometrash). Ata që na vjedhin me konçensionet dhe PPP-të e famshme. Ata që na vjedhin votën dhe na e blejnë atë me paratë e vjedhura 50 euro. Ata që na vjedhin naftën dhe kromin.

Ata që na vjedhin detin dhe naftën poshtë tij. Ata që na vjedhin Atdheun dhe na perzenë prej tij. Ata që na vjedhin ne spitale, ne zyra, në shkolla, në rrugë, në burgje, në gjykata, në polici, në ajer në qiell dhe në tokë. Ata që na vjedhin jetën e rinisë duke ua mbushur hundet me hashash e kokainë. Ata që na vjedhin bregdetin, malin, kodrën, fushën, detin, lumin, liqenin. Ata që po na vjedhin nderin dhe po i detyrojnë vajzat e familjeve të varfëra të kurvërojnë për të fituar të drejtat e tyre për shkollim, karriere dhe jete më të mirë.

Ata që po shkaterrojnë nderin e femijëve tanë nëpër shkolla duke ua mësuar atyre ndyrësinë dhe perversitetin. Ata që po na pinë gjakun si vampirë me dhëmbët e tyre të qenit. Ata qe na kane vjedhur median, radion, gazetën, revistën dhe shoqerinë civile. Ata që na vjedhin shendetin me miell kaceroz Serbie. Vjedhin jetë pleqsh me ilaçe të “rimbursuara” te skaduara Indie. Ata që vjedhin jetët tona me hekur të rrezatuar Ukraine. Me ushqime të qelbura dhe të skaduara Serbie.

Ata që na vjedhin asfaltin, fletoret, gomat, fashot, gjilpërat, paracetamolin, serumin, çarçafët. Ata qe na vjedhin dritat, ujin, naftën, benzinën, frymën dhe pështymën. Ata që na vjedhin të shkuarën, të tashmen dhe te ardhmen. Ata që na vjedhin shpresën, nderin dhe krenarinë. Ata që na poshtërojnë çdo ditë me arrogancën e dhjamrave dhe jakave te tyre te bardha. Ata që na ç’nderojnë çdo ditë dhe dalin në televizionet e tyre te blera me konçensionet e gjakut që të provojnë virgjerine e tyre, jane raca me hajdute, me kriminale dhe me bastarde që mund të kete deshmuar ndonjehere historia e Shqiperise. Por edhe një popull që nuk mbron nderin, gjakun dhe pasurinë e tij nuk ndryshon shumë nga ata bastardë. Ata na njohin mirë, prandaj nuk na kanë frikë për sytë dhe rrylat e tyre te enjtur prej krimit, korrupsionit, grabitjes, mashtrimit dhe babëzisë!