Arrestimet e fundit larguan ministrin Fatmir Xhafaj. – Pas lajmit se iku si ministër, në Bashkinë e Durrësit plasi shampaja. –
Arrestimet e fundit larguan ministrin Fatmir Xhafaj. – Pas lajmit se iku si ministër, në Bashkinë e Durrësit plasi shampaja. –
-Fatmir Xhafa nuk dha dorëheqje, por e detyruan. Ndaj opozita nuk kishte pse gëzohej për një ikje ministri, sepse tashmë kryeministri mori krejt ministrinë e policinë e shtetit ndër duar, si në kohën e Sajmir Tahirit.
-Pas lajmit se iku si ministër, në Bashkinë e Durrësit plasi shampaja, në qeveri u lehtësuan, kurse në PS u bindën se me kryeministrin Rama nuk bëhet shaka, pasi të largon në qoftëse e kundërshton. Por ministri në ikje bëri një gabim dje kur tha se “ika vetë”. Ai duhej të rrëfehej se më largoi mafia dhe pushteti i krimit.
Largimi i papritur i Fatmir Xhafaj nga detyra e ministrit të Brendshëm ka shkaktuar reagime jo vetëm te mazhoranca, opozita, por edhe të ndërkombëtarët. Një njoftim i beftë i kryeministrit në Twitter me një dokument pa datë dhe stemë zyrtare, si dhe pranimi më pas i dorëheqjes nga vetë Fatmir Xhafaj, nuk tregojnë të vertetën e asaj që ka ndodhur. Reagimet që erdhën nga politika dhe media pas dorëheqjes, në vend që të jepnin një arsye bindëse se përse u largua Ministri, në fakt vetëm sa e mjegulluan të vërtetën. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, në media qarkullonin më shumë se 10 variante që e detyruan ministrin të dorëhiqej. Variante që nisin nga ato më vulgaret dhe synonin t’i jepnin një goditje morale ministrit që u largua nga detyra e deri të halucinacione për video dhe sajesa që vinin nga paraardhësi i tij, siç vlonin rrjetet sociale të financuara nga qeveria. Gjithë kjo rrëmujë skenaresh duket se u ndihmua dhe nga opozita, e cila në rastin e dorëheqjes së Xhafaj nuk dinte nëse duhej të gëzohej apo të shihte me shqetësim se tashmë Edi Rama po fuste gjithçka në dorë.
Dihej se mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Rama nuk kishte komunikim miqësor, si dikur, bile thuhej se as nuk flisnin me njeri- tjetrin. Bile pas arrestimeve të fundit, kryeministri sa nuk pëlciste derisa ta largonte ministrin e brendshëm të lidhur në bashkëpunim me gjermanët dhe FBI.
Gazeta Koha e Jone.