Vrasja e ushtarit, ministrja greke e Kulturës dhe profesori i njohur kundër Tsipras: Nuk u dorëzua, kërcënoi policinë. –

Efsyn.gr sjell dëshminë e profesorit të historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur. Ministrja greke e Kultures se Greqise kunder  mediave ne Athine: Nuk u ul asnje Flamur.

Ministria e Jashtme grek e cilësoi si të papranueshme vrasjen e 35-vjeçarit në Gjirokastër, ndërsa nje pjese e mediave greke shkruan se ai u ekzekuta  pasi ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve në kudër të përkujtimit të 28 tetorsit. Por në fakt ky version nuk është aspak i vërtetë, pasi pamjet pas ngjarjes por edhe dëshmitë e banorëve të fshatit Bularat tregojnë se asnjë flamur nuk është hequr.

Ndërkohë që edhe vete Ministrj e Kultures se Greqise  që ishte e pranishme në Bularat u shpreh se flamujt u valëvitën në qetësi dhe asnjë nuk u prek, ndërsa 35-vjeçari nuk pranoi që të dorëzohej dhe se kërcënoi policinë. Por përpos ministres, media greke efsyn.gr sjell një tjetër dëshmi nga një prej personaliteteve greke që ndodhej në Bularat i cili konfirmon versionin e policisë shqiptare.

Efsyn.gr sjell dëshminë e profesorit të historisë Antonis Liakos i cili është shprehur se gjatë ceremonisë në nderim të ushtarëve të rënë nuk ka pasur asnjë problem. Asnjë flamur grek nuk është prekur.

Profesor Liakos është shprehur se para ceremonisë nië i ri minoritar kishte bllokuar qendrën kulturore të fshatit duke qëlluar me kallashnikov, policia shqiptare ndërhyri dhe e dëboi nga fshati dhe ai i largua maleve. Policia e ndoqi me helikopterë dhe i bëri thirrje të dorëzohej por ai mesa duket nuk u bind dhe në shkëmbim zjarri e vranë.

Foto: Konstatinos Kacifas

Profesori grek që ishte i pranishëm në fshatin Bularat ka theksuar se asnjë flamur grek nuk është ulur dhe nga pala e shtetit shqiptar sjellja dhe masat e sigurisë kanë qenë perfekte.

Gazeta: Shqiptarja.com