Anila Zajmi Katanolli – modelon e mbështet pikërisht mbi tabanin  dhe artizanain popullor . (album me veshje)

 

Mendime per njohjen e artit etnokulturor: -Artizanati shqiptar, vazhdimësia e kërcënuar e traditës

Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit, e krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj. Punime në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkure, leshi, etj. , materiale të endura apo të qëndisura, mbartin në vetvete vlera të çmuara dhe janë dëshmi e identitetit tonë kombëtar. Këto punime artizanale, ngjallin interes të madh tek vizitorë dhe studiues të ndryshëm vendas dhe të huaj.

Artistja Anila Zajmi është një nga ato që tek artizanati ka mbështetur gjithë punën e vet krijuese. Piktore dhe stiliste, çdo veshje që ajo modelon e mbështet pikërisht mbi tabanin popullor dhe artizanat.

Prerjet e thjeshta, format gjeometrike, koncepti avangard, materiali gati në konceptet tradicionale por në një formë të re, të ndërthurur me elemente të shkëlqyer që të kujtojnë dekoracionet e kostumeve, por në formë krejt tjetër janë në stilin e veshjeve të krijuara prej Zajmit.

Veshjet vijnë të kombinuara edhe me çanta të vogla me materiale tekstili dhe një karficë në kokë me lule dekorative, që janë vazhdim i veshjes, ndërsa pjesë e rëndësishme e veshjeve të stiluara prej Zajmit janë materialet e endura me dorë.

Zajmi vëren se artizanati sot është në një stad privat të një ekonomie të vogël shtëpiake dhe diçka e tillë bën që artizanët sot të gjenden në një periudhë të vështirë, që vë në pikëpyetje edhe vazhdimësinë e traditës nga brezat e rinj.

Zajmi pohon, një ndër problematikat që has sot artizanati shqiptar është mosvazhdimësia e traditës prej të rinjve. Megjithatë ka dhe disa raste që ia vlen të përmenden.

Ndërkohë që një nga problematikat më të mëdha të artizanatit është vazhdimësia.