Mbi 100 të vdekur nga kolera, njerëzit besojnë ende se shkaktohet nga magjia…

Të paktën 100 persona kanë vdekur nga kolera në muajin e kaluar në krahinën jugore-qendrore Kasai Oriental të Republikës Demokratike të Kongos.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se shumica e viktimave kanë vdekur në shtëpitë e tyre, pasi nuk kanë kërkuar kujdes mjekësor, sepse ende besojnë se sëmundja shkaktohet nga magjia.

“Qyteti i krahinës Kasai Oriental, Mbuji-Mayi dhe fshatrat përreth janë goditur nga kolera. Mbi 100 persona kanë vdekur dhe 800 të tjerë janë duke u trajtuar. Ne po bëjmë gjithçka për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”, tha Francis Nsaye për AA, inspektor i shëndetësisë në rajonin Kasai.

Ai tha se guvernatori i krahinës, Alphonse Ngoyi Kasanji ka apeluar tek qeveria qendrore dhe partnerët e zhvillimit për ndërhyrje adekuate.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Shpërthimet e kolerës janë të zakonshme në Republikën Demokratike të Kongos dhe çdo vit qindra njerëz vdesin nga kjo sëmundje.