29 Shkurt 2024

… Analisti Shqiptar: – Kosova “më mirë do të ishte që Kosova të ishte ndarë, pasi sot nuk është shtet, por shportë” ….

Diplomati i karrierës Agim Nesho dhe analisti Dritan Hila janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin për Kosovën. Nesho deklaroi se kryeministri Edi Rama, për sa kohë që ka qenë në pushtet ka ceduar sa i përket çështjeve kombëtare. Ai tha se është diskutuar mes tjerash edhe ndarja e kufijve, duke shtuar se ishte një projekt serbo-rus.

Ndërsa, analisti Hila deklaroi se më mirë do të ishte që Kosova të ishte ndarë, pasi sot nuk është shtet, por shportë. Për Hilën, më e mira do të ishte që Kosova të ndahej dhe më tej mund të shikohej mundësia e bashkimit me Shqipërinë.

Agim Nesho: Rama ka ceduar në çështjen kombëtare. Projekti i ndarjes së kufijve çfarë është? Ky është plan ruso-serb.

Dritan Hila: Kjo është teori konspirative. Janë bërë bisedime që nuk kanë përfundime. Ishte projekt që e bënë njerëz të afërt me Trump.

Agim Nesho: Nuk ka lidhje me presidentin Trump, ishte projekt ruso-serb.

Dritan Hila: Më mirë të ndaheshin kufijtë dhe Kosova do ishte shtet dhe nuk do ishte shportë. Kosova është shportë sot, e ke me targa serbe, hyn Serbia me dinarin për qejf të vet, nse do ishte bërë ai projekt, ndoshta do kishte mbaruar gjithë ky kalvar. Do kishte marrë zgjidhje kjo punë.

Nga Gazeta Sot