28 Shkurt 2028

Analisti Ben Andoni tha se Samiti për Ukrainën që po mbahet në Tiranë, mund t’i japë kredite Shqipërisë, por njëkohësisht të fashisë problematikat e brendshme, ekonomike dhe sociale. Duke folur në një studio televizive, Andoni komentoi praninë e Aleks Soros-it në Samit, ku tha se pozicioni i tij më duket i paqartë dhe se nuk dihet përse është i pranishëm.

I pyetur mbi praninë e Aleks Soros-it në Samit, Andoni tha:

“Nuk arrij ta kuptoj përfaqësimin e tij, pozicioni i tij më duket i paqartë. Nuk e di çfarë përfaqëson ai. Është këshilltar, apo përfaqëson një institucion si Soros, që ndikon në politikat e jashtme. Kam parë që ai ka akses në çdo qeveri të Ballkanit. Ka ardhur momenti që kryeministrat e Ballkanit të jenë më sovranistë”, tha Andoni.

Gazeta Sot