Ambasadorja  Vllahutin  ne Puke me ftese te Kryetar Gjonajt. –

Vetëm pak ditë pas ftesës që kryebashkiaku Gjonaj I bëri ambasadores së Bashkimit Evropian gjatë takimit që pati në Gjegjan, diplomatja evropiane ashtu siç premtoi, mbërriti sot në bashkinë e Pukës, ku u prit nga kryebashkiaku Gjonaj dhe administrata e instuitucionit të qeverisjes vendore.

 
Gjatë takimit kryebashkiaku Gjonaj e konsideroj një respekt të veçantë viziten e ambasadorës, znj.Romana Vlahutin për të dyten herë brenda një përiudhe të shkurtër, ndërsa I kërkoj ndihme për mbeshtetjen e projekteve që I japin hov zhvillimit të agrobiznesit dhe turizmit malor, gjë për të cilen diplomatja evropiane tha se ky është një prioritet dhe I vetë delegacionit të BE-s në Shqipëri.
Në vijim të kësaj vizite ambasadorja e shoqëruar nga ministri I bujqësisë dhe kryebashkiaku Gjonaj zhvilluan një takim dhe me disa gra fermere në zonen e Qelzës, të cilat janë mbështetura me fondet e BE për ndërtimin e disa mini-serave që po japin frytet e veta që në vitin e parë të krijimit të tyre.
Në këtë takim ministri Peleshi premtoj dhe krijimin e një logoje për prodhimin e produkteve në zonat malore, e cila do të krijoi lehtësi.
Gjatë këtij takimi grat I kërkuan ministrit mbështetje me mjete të mekanizuara për të zhvilluar me tej nismen e tyre, ku moren dhe mbështetjen për të realizuar këtë kërkesë përmes një nisme përsonale të vetë ministrit, z. Niko Peleshi.
Në vijim të takimeve në Pukë ambasadorja Vlahutin dhe ministri Peleshi zhvilluan një takim dhe në mjediset e shoqates Agropuka ku u njohen nga drejtori I organizates z.Sabah Djaloshi me zhvillimin e aktivitetit të kësaj shoqata dhe ndihmen që kjo e fundit jep për fermerët.


Gjatë drekes së punës ministri I bujqësisë z. Niko Peleshi dhe ambasadorja znj.Romana Vlahutin zhvilluan dhe bashkëbisedim me fermerët dhe blegtorët e pranishem teksa shijonin prodhimet organike të Pukës.
Në përfundim znj. Romana Vlahutin ka zhvilluar një takim në mjediset e bashkisë Pukë me përfaqësues të shoqatave që kanë përfituar fonde nga Bashkimi Evropianë kundër dhunës në familje dhe në ndihmë të grave dhe vajzave.