Aludimet për shtatzëninë e Ballukut/ Ironia therëse nga protesta me foton e Ramës: – O SPAK, po burra a lini me barrë?

4 Gusht 2026
Në protestën e zhvilluar kundër qeverisë, një nga pankartat e shfaqura në shesh ka përcjellë një mesazh ironik lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe akuzat e ngritura ndaj mazhorancës.
Në pankartë shfaqej fotografia e kryeministrit Edi Rama, e shoqëruar me mbishkrimin: “O SPAK, po burra a lini me barrë?”. Ky mesazh lidhet me aludimet e fundit publike se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është shtatzënë.
Kjo është protesta e 66-të, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
