4 Gusht 2026

Një emigrant i ardhur nga Italia posaçërisht për protestën popullore që reziston prej 66 ditësh, tha nga sheshi “Skënderbej” ditën e sotme se ky është momenti që qeverisë t’i jepej goditja e fundit për ta rrëzuar, bashkë me kryeministrin.

Ai denoncoi gjendjen skandaloze ku ndodhet Shqipëria si pasojë e abuzimeve të pushtetit, gjendjen sociale, ekonomike, të shëndetësisë dhe jo vetëm. Qytetari i bëri thirrje edhe Policisë që t’i bashkohej qytetarëve.

“Edhe policët të hedhin kapelet dhe t’i bashkohen protestës këtu. Protestojmë për budalliqet që ka firmosur kryeministri me Gorgia Melonin atje, se populli shqiptar as 10% të tyre nuk di se çfarë ka firmosur ai”, tha qytetari.

Më tej ai theksoi se ky ishte momenti për të rrëzuar qeverinë, pasi në të kundërt Rama nuk ikte më.

“Populli shqiptar është momenti që të ngrihet dhe t’i japë dërmën e fundit. Ky është momenti që të bëjmë kilometrin e fundit. Kilometri i fundit është t’i futemi në kryeministri dhe t’i futemi me shkelma, sepse ndryshe ai do mbetet aty dhe nuk do iki më”, përfundoi emigranti.