Tërmet 4.3 ballë në Itali/ Lëkundjet ndihen pranë Pizës dhe Livornos

4 Gusht 2026
Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit ka goditur këtë mëngjes rajonin e Toskanës në Itali, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në disa zona.
Sipas Institutit Kombëtar Italian për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë, tërmeti u regjistrua rreth orës 10:15, me epiqendër rreth 7 kilometra në perëndim të Pizës, në një zonë pranë bregdetit.
Fokusi i tërmetit është lokalizuar në një thellësi prej rreth 8 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë në Pizë, Livorno dhe në zona të tjera të Toskanës. Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje gjithashtu në Valdera, përgjatë bregdetit dhe në zonën e Versilias.
Deri tani, nuk raportohen të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo dëme të mëdha materiale.
