Nga Hasan Aliaj. –

Duke shfletuar revisten Radio Tirana te vitit 1940 u ndesha ne kete shkrim te shoqeruar me dy foto. Shkrimi flet per inisiativen e shoqerise produktive te Alfa Film per te realizuar filmin “Kalorsi i Krujes” me regjisor Carlo Campogalliani, operator Aldo Tonti ndersa muzika eshte e shkruar nga maestro Piccinini ne bashkepunim me disa kompozitor shqiptare.

Aktorja Doris Duranti.

Per te ja arritur ketij qellimi ata shkuan ne Shqiperi ku morren 150 kalores malesor te veshur me kostumet me te bukura dhe me se 200 persona te tjere te veshur me kostumet e Krujes. Heroina e filmit “Kalorsi I Krujes” ishte Doris Duranti nje aktore e re, por me fame te madhe. Pyetja ime eshte: Ky film qe eshte paraqitur ne konkursin kinematografik te Vendikut a ekziston ne Shqiperi ne ndonje arkive…?

Eshte vazhdimesi dhe pjese nga historia jone…