9 Tetor 2025

Gjatë ekspeditës së tyre inspektuese, kërkuese dhe studimore në fshatin Leusë të Përmetit, profesorët dhe studentët e arkitekturës së Universitetit italian të Firences lëshuan alarmin se kisha ortodokse 300 vjeçare ” Fjetja e Shën Mërisë” po rrezikohet nga shembja. Themelet dhe murret e saj nga ana jugore janë të ekspozuara nga ujërat nëntokësorë dhe kanalet provizore të krijuara dhe rreshjet të cilët po gërryejnë vazhdimisht bazamentin.

Ky studim shkencor do u paraqitet shumë shpejt autoriteteve publike në Përmet e në Tiranë për marrjen sa më shpejt të masave emergjente.