‘Agasi ka video erotike me disa drejtoresha’, Kalaja: Ish- biznesmeni i lidhur me shërbimet turke, fitoi besimin e Ramës se i tregoi foton e Martinajt të vrarë

3 Tetor 2026
Aulon Kalaja ka bërë deklarata të forta në lidhje me Ergys Agasin dhe marrëdhëniet e tij të pretenduara me persona të politikës dhe institucioneve shqiptare.
I ftuar në një emision televiziv, Kalaja komentoi zhvillimet e fundit politike dhe disa prej skandaleve që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
Ai pretendoi se Ergys Agasi ka pasur lidhje me shërbimet turke dhe se përmes informacioneve që, sipas tij, u ka përcjellë autoriteteve shqiptare, ka fituar besimin e kryeministrit Edi Rama.
“Ergys Agasi dyshohet që ka lidhje me shërbimet turke dhe, nga të gjitha informacionet, ai ka punuar për Turqinë”, deklaroi Kalaja.
Ai pretendoi gjithashtu se Agasi i kishte dhënë Ramës informacion lidhur me vrasjen e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, duke iu referuar Ervis Martinajt.
“Ergys Agasi ishte një nga koordinatorët kryesorë i cili fitoi besueshmërinë e Edi Ramës duke i treguar një vrasje që ka ndodhur në Shqipëri, duke konfirmuar që një person, personi më i kërkuar në Shqipëri, ka vdekur. Ia ka konfirmuar Ergys Agasi”, u shpreh ai.
Sipas Kalasë, pas këtij episodi është krijuar një marrëdhënie më e afërt mes Agasit dhe Ramës, ndërsa ai pretendoi se më pas kryeministri ka dërguar persona të caktuar, biznesmenë dhe drejtues institucionesh për të komunikuar me Agasin.
Kalaja përmendi edhe SPAK-un dhe GJKKO-në, duke bërë akuza të rënda ndaj disa personave që, sipas tij, kanë pasur kontakte me Agasin.
“Madje edhe SPAK-u nuk është jashtë loje. Njerëz të caktuar nga SPAK-u, nga GJKKO-ja, kanë shkuar dhe kanë puthur dorën e Ergys Agasit si kumbar. Dhe këto janë në dosje.Aty në SPAK unë kam besim te disa prokurorë, por disa prokurorë të tjerë janë të korruptuar dhe vazhdon e njëjtë situate”, tha ai.
Nga Gazeta Sot
