Samsung per here te pare me ekran te lakuar

Samsung, per here te pare me ekran te lakuar

Kompania e celularëve “Samsung” zbulon ekranin e parë të lakuar për celularët e llojit “smartphones”.  Celulari është quajtur “Galaxy Round” dhe ka një ekran me 5.7 inç. Ekrani fleksibël, do t’i lejojë përdoruesit që të kontrollojnë datën, orën, thirrjet e humbura apo sesa bateri u ka ngelur, edhe kur ekrani i celularit të jetë i fikur.

Javën e kaluar ishte kompania “LG”, e cila prononcoi nxjerrjen në treg të ekranit lakues, muajin e ardhshëm, si dhe të nxjerrjes për herë të parë të një celulari fleksibël vitin e ardhshëm.

Industria e prodhimit të ekraneve fleksibël, parashikon një rritje të frikshme të të ardhurave nga ky lloj inovacioni të teknologjisë. Pritet që në vitin 2016, fitimet nga zhvillimi i kësaj lloj teknologjie, të jenë 1.5 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2019, 10 miliardë dollarë.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama