Otello ngjitet ne TOB

'Otello' ngjitet ne TOB
Në datat 21 dhe 23 nëntor, ora 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë do të shfaqet opera “Otello” e Giuseppe Verdit. Kjo vepër vihet në skenë nën regjinë e Nikolin Gurakuqit. Skenograf është Alfredo Troisi, mjeshtër koncertor Alessandro D’Agostini. Interpretojnë tenori Leonardo Gramegna dhe solistët Ylber Gjini, Manjola Konjari, Marjana Leka dhe Irini Nikolla. Luan orkestra simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit nën drejtimin e M° Fabio Pirona. Kjo opera shfaqet në kuadrin e festimeve të 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama